🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.10 ▲1.7%
ARI 3,919 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,594 ▼ -2.07% ETH $2,253 ▼ -1.81% XRP $1.2523 ▼ -0.01% SOL $91.7100 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.10 ▲1.7 % ARI 3,919 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Filipçe: Do ta dorëzojmë sërish në Kuvend propozim-ligjin për pagë minimale prej 600 euro

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se partia e tij do ta dorëzojë sërish në Kuvend propozim-ligjin për rritjen e pagës minimale në 600 euro.

Filipçe tha se propozimi do të dorëzohet në fillim të shtatorit, pas rifillimit të punës së Kuvendit, duke vlerësuar se niveli aktual i pagës minimale nuk është i mjaftueshëm për mbulimin e shpenzimeve bazë të jetesës.

„Qytetarët nuk mund të mashtrohen. Shifrat që i thotë kryeministri, dukshëm nga një botë në të cilën jeton vetëm ai dhe grupi i tij i vogël, qytetarët nuk i ndjejnë. Ata shohin portofolat bosh dhe frigoriferët bosh“, tha Filipçe.

Sipas tij, nëse treguesit ekonomikë janë aq pozitivë siç pretendon Qeveria, atëherë rritja e pagës minimale në 600 euro duhet të jetë një nga masat e para.

“Jo 26.000 denarë siç është tani, por aq sa u nevojitet njerëzve për të mbuluar nevojat bazë, shpenzimet bazë, veçanërisht kur fillon viti shkollor dhe kur shpenzimet e jetesës rriten shumë“, tha kryetari i LSDM-së.

Filipçe paralajmëroi edhe kërkesë për rritje të pagave në disa sektorë, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim. Ai u referua te masat që, siç tha, ishin realizuar gjatë qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga LSDM, kur pagat bazë të specialistëve dhe mjekëve ishin rritur për 40 për qind, si dhe pagat e të punësuarve në arsim.

Kreu i LSDM-së vlerësoi se rritja e pagave është e domosdoshme për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe shtoi se me këtë partia jep përgjigjen e saj ndaj politikave ekonomike të Qeverisë aktuale.

“Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski tashmë ka filluar vitin e tretë të punës së saj dhe në asnjë fushë ne nuk shohim rezultate. Nuk shohim rezultate në fushën e ekonomisë, në shëndetësi, në arsim, në bujqësi“, tha Filipçe

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.