☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,583 ▲0.55%
DOW 51,873 ▼0.21%
NASDAQ 25,401 ▲0.94%
NAFTA 95.71 ▼0.78%
ARI 3,944 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,380 ▼ -0.06% ETH $2,287 ▲ +0.65% XRP $1.2737 ▲ +1.95% SOL $93.0700 ▼ -0.51%
S&P 500 7,583 ▲0.55 % DOW 51,873 ▼0.21 % NASDAQ 25,401 ▲0.94 % NAFTA 95.71 ▼0.78 % ARI 3,944 ▼0.64 % S&P 500 7,583 ▲0.55 % DOW 51,873 ▼0.21 % NASDAQ 25,401 ▲0.94 % NAFTA 95.71 ▼0.78 % ARI 3,944 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FILIPINE – Gjashtë nxënës të vrarë pas sulmit me armë në një shkollë

MANILA, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën gjashtë nxënës u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë, pas një sulmi me armë sot në një shkollë në Filipine, njoftuan autoritetet.

Ngjarja ndodhi në “Banga National High School”, në komunën Banga të provincës South Cotabato, në ishullin jugor të Mindanaos.

Sipas Departamentit të Mirëqenies Sociale dhe Zhvillimit, autori i dyshuar ishte një adoleshent, i cili vdiq pasi vrau veten pas sulmit.

Nxënësit e plagosur u transportuan në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia rrethoi shkollën dhe nisi hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacion për një motiv të mundshëm të sulmit.

Pas tragjedisë, autoritetet vendore vendosën të pezullojnë mësimin në të gjitha shkollat e komunës së Bangës, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Departamenti i Arsimit tha se po bashkëpunon me autoritetet lokale dhe policinë për zbardhjen e ngjarjes dhe për garantimin e sigurisë në shkolla.

Punonjës socialë janë dërguar në vendngjarje për t’u ofruar mbështetje psikologjike fëmijëve dhe familjeve të prekura nga sulmi. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.