☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,630 ▲ +0.14% ETH $2,253 ▲ +0.81% XRP $1.2548 ▲ +0.32% SOL $96.0500 ▲ +0.86%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Minierat e Kosovës tërheqin interesimin amerikan, kërkohet heqja e barrierave

Në forumin e Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë u vlerësua se lëndët e para kritike mund ta integrojnë Kosovën në zinxhirët globalë të furnizimit, por investitorët përballen me vonesa dhe mosveprim institucional.

Sektori minerar dhe lëndët e para kritike paraqesin potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës, tërheqjen e investimeve amerikane dhe ndërkombëtare, si dhe integrimin e vendit në zinxhirët globalë të furnizimit. Kështu u vlerësua në forumin “Sektori minerar dhe lëndët e para kritike në Kosovë: mundësitë e investimeve për bizneset amerikane”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Komitetin e Grave në Energji dhe Miniera, siç njofton Telegrafi.

Në hapje të forumit, Shqipe Vela, udhëheqëse e Komitetit të Grave në Energji dhe Miniera, ka thënë se pasuritë natyrore të Kosovës përbëjnë mundësi për zhvillim industrial, krijim të vendeve të punës dhe rritje të konkurrueshmërisë ekonomike. Sipas saj, shfrytëzimi i këtij potenciali kërkon kuadër të qartë ligjor, politika të qëndrueshme dhe strategji afatgjatë, si dhe bashkëpunim mes institucioneve arsimore dhe bizneseve për përgatitjen e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion në Kuvendin e Kosovës, Arben Mustafa, ka vlerësuar se kërkesa globale për burime të sigurta të lëndëve të para krijon mundësi të reja për vendin. Sipas tij, shndërrimi i potencialit minerar në investime konkrete kërkon institucione funksionale, transparencë në vendimmarrje dhe eliminim të pengesave burokratike, ndërsa investitorët amerikanë mund të kontribuojnë me kapital, teknologji dhe ekspertizë. Mustafa ka shprehur përkushtimin për rishikimin e legjislacionit dhe adresimin e barrierave për investime.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Triera Kasumi Berisha, ka theksuar se zhvillimi i sektorit minerar duhet të fuqizojë industrinë vendore dhe të krijojë mundësi më të mëdha për përpunimin e lëndëve të para brenda Kosovës. Ajo e ka veçuar ndërmarrjen “Trepça” si aset strategjik, duke nënvizuar se modernizimi dhe përmirësimi i menaxhimit të saj janë të rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Sipas saj, Ministria synon avancimin e vlerësimit të pasurive minerale, shqyrtimin e mundësive për gazifikimin e qymyrit mbi bazën e fizibilitetit ekonomik, teknologjik dhe mjedisor, si dhe hartimin e një strategjie të re minerare, të mbështetur në të dhëna të besueshme gjeologjike.

Vërejtje për funksionimin e institucioneve rregullatore ka pasur Mentor Demi, përfaqësues i kompanisë Western Tethyan Resources dhe kryesues i Odës së Minierave të Kosovës. Ai ka ngritur shqetësime veçanërisht për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, duke thënë se vonesat dhe mungesa e vendimmarrjes po pengojnë zhvillimin e projekteve private minerare, ndërsa disa investitorë ndërkombëtarë, pavarësisht investimeve milionëshe në aktivitete eksploruese, janë përballur me bllokimin e projekteve për shkak të mosveprimit institucional. Sipas Demit, korniza ligjore është përgjithësisht e favorshme për investitorët e huaj, por zbatimi i saj dhe llogaridhënia institucionale mbeten sfida serioze.

Nga perspektiva akademike, rektorja e Universitetit të Mitrovicës, Nurten Deva, ka theksuar se pasuritë minerare duhet të shoqërohen me zhvillimin e kapaciteteve përpunuese, teknologjive moderne dhe vlerësimin e ndikimeve ekonomike e mjedisore, me bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve, institucioneve publike dhe kompanive private. Në përfundim, Oda Ekonomike Amerikane ka vlerësuar se zhvillimi i një industrie minerare konkurruese dhe të qëndrueshme kërkon qasje të koordinuar ndërmjet institucioneve, sektorit privat dhe akademisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.