☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 90.92 ▼0.41%
ARI 4,859 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,751 ▲ +0.27% ETH $2,359 ▲ +1.13% XRP $1.3967 ▲ +2.57% SOL $84.8900 ▲ +1.41%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.92 ▼0.41 % ARI 4,859 ▲0.74 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.92 ▼0.41 % ARI 4,859 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
roze

Film për jetën e Mercury

Pas disa vitesh pune, filmi për jetën e Freddie Mercuryt, vokalisti i grupit legjendar “Queen”, duket se do të shoh dritën së shpejti.

Emrat e përfolur për rolin e shumëlakmuar të këngëtarit të famshëm kanë qenë të shumtë, por i përzgjedhuri thuhet të jetë Rami Malek, protagonist i Mr Robot.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht mediat thonë se Malek ka firmosur për të portretizuar Mercurin në filmin biografik që do të quhet “Bohemian Rhapsody”, sipas titullit të një prej hiteve më të famshme të grupit. Bryan Singer, i njohur për 4 filmat “X-men” dhe ‘The Usual Suspects” është në bisedime për të marrë regjinë. Ishte pikërisht ai që njoftoi përfshirjen e Malek përmes një postimi në Instagram.

Filmi do të prodhohet nga Graham King  i ndihmuar nga ish-pjestarët e “Queen”, Brian May dhe Roger Taylor, në rolin e producentëve muzikorë. King po punon për projektin prej disa vitesh. Kur ai u njoftua fillimisht, komediani Sacha Baron Cohen u përfol si protagonisti i mundshëm i filmit mbi rokerin me stil pompoz, por hoqi dorë për shkak të mosmarrëveshjeve me ish-pjestarët e bandës, lidhur me mënyrën se si filmi do të paraqiste disa prej detajeve më pikante të jetës së këngëtarit. I konsideruar si një prej zërave më të bukur të të gjitha kohërave, Mercuri, emri i vërtetë, i te cilit ishte Farrokh Bulsara, u nda nga jeta në vitin 1991 si pasojë e sëmundjes së sidës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.