☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 78.10 ▲1.05%
ARI 4,319 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,452 ▼ -0.03% ETH $1,905 ▲ +0.38% XRP $1.0361 ▼ -0.71% SOL $72.7800 ▼ -0.93%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.10 ▲1.05 % ARI 4,319 ▲0.46 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.10 ▲1.05 % ARI 4,319 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Sporti

“Final Four”: Përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet në “Air Albania”

Të shtunën dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet e para të “Final Four”, ku katër skuadrat më të mira të sezonit, Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City do të vazhdojnë rrugën për fitimin e titullit kampion.

Vllaznia–Dinamo City është ndeshja e parë e “Final Four”, që do të luhet të shtunën, më 16 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. FSHF, si organizatore e ndeshjeve të “Final Four”, ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët.

Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektorët S dhe V janë të rezervuara për tifozët e Dinamo City. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 janë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Dinamo City.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Ndeshja e dytë, AF Elbasani – Egnatia, do të zhvillohet të dielën, më 17 maj, në orën 19:00, po në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë sfidë, tifozët e AF Elbasanit do të pozicionohen në sektorin N, ndërsa tifozët e Egnatias në sektorët S dhe V. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 janë në dispozicion të tifozëve të AF Elbasanit, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Egnatias.

Edhe në këtë ndeshje, tribunat e tjera do të jenë në dispozicion të tifozëve të të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Për ndeshjet e javës së dytë të “Final Four”, Vllaznia – Egnatia dhe AF Elbasani – Dinamo City, që do të luhen respektivisht më 23 dhe 24 maj, ndarja e tribunave do të jetë e njëjtë me ndeshjet e para. Vllaznia dhe AF Elbasani do të kenë në dispozicion sektorin N dhe tribunat W101, W102, W103, ndërsa Egnatia dhe Dinamo City sektorët S, V dhe tribunat W105, W106, W107.

Ndërkohë, në ndeshjen Egnatia – Dinamo City, që do të luhet më 29 maj, tifozët e Egnatias do të sistemohen në sektorin N dhe tribunat W101, W102, W103, ndërsa tifozët e Dinamo City në sektorët S, V dhe tribunat W105, W106, W107.

Në sfidën Vllaznia – AF Elbasani, që do të luhet më 31 maj, tifozët e Vllaznisë do të pozicionohen në sektorin N dhe tribunat W101, W102, W103, ndërsa tifozët e AF Elbasanit në sektorët S, V dhe tribunat W105, W106, W107.

Ndërsa, të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Kalendari i ndeshjeve të Final 4:

Vllaznia vs Dinamo City, 16.05.2026 19:00

Elbasani vs Egnatia, 17.05.2026 19:00

Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00

Elbasani vs Dinamo City, 24.05.2026 19:00

Egnatia vs Dinamo City, 29.05.2026 19:00

Vllaznia vs Elbasani, 31.05.2026 19:00

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.