☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.08 ▼0.14%
ARI 4,476 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $64,103 ▼ -0.2% ETH $1,914 ▲ +1.61% XRP $1.0235 ▲ +2.02% SOL $76.8500 ▲ +1.31%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.08 ▼0.14 % ARI 4,476 ▲0.77 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.08 ▼0.14 % ARI 4,476 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Sporti

Finalja e Conference League: Crystal Palace-Rayo Vallecano, një duel …lagjesh

Për të dyja skuadrat është hera e parë që shkojnë në aktin e fundit të një kompeticioni europian. Londinezët konsiderohen favoritë ndaj Ivan Balliut me shokë.

Crystal Palace, një “borough” (lagje) e Londrës, kundër një “barrio” të Madridit. Finalja e sotme e Conference League, që transmetohet në RTSH, do të jetë një sfidë mes lagjeve të dy prej kryeqyteteve kryesore europiane. Në “Red Bull Arena” të Lajpcigut, Crystal Palace dhe Rayo Vallecano kanë takim me historinë: asnjë prej tyre nuk ka fituar asnjë trofe europian.

Anglezët e siguruan Europën pasi fituan FA Cup vitin e kaluar, suksesi i parë në historinë mbi 100-vjeçare të klubit. Crystal Palace duhej të lunate në Europa League, por fakti që pronarët janë të njëjtët që kanë edhe Lionin, bëri që londinezët të “zbresin” në Conference.

Pasi eliminuan në Play-off norvegjezët e Fredrikstad, fazën e grupeve anglezët e mbyllën në vend të 10-të, me 3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Në turin e ndërmjetëm Crystal Palace fitoi ndaj boshnjakëve të Zrinjski Mostar, kurse në 1/8-at kundër Aek Larnaca gjithçka u zgjidh në shtesën e sfidës së kthimit.

Në çerkfinale dhe gjysmëfinale, detyra kundër Fiorentinës dhe Shaktar Donetsk u krye pa shumë vështirësi. Lojtari më i talentuar i bandës së trajnerit Oliver Glasner është mesfushori Adam Wharton. Të rrezikshëm janë edhe numri 10 Yeremy Pino dhe sulmuesi Jean-Philippe Mateta.

Lagjia e Vallecas është një nga më të varfrat e Madridit. Lidhja e banorëve me Rayo-n është e fortë, pavarësisht vështirësive logjistike që i kanë bërë “Franjirrojos” të famshëm përtej kufijve spanjollë para suksesit të tyre europian. Shitja e biletave bëhet vetëm në kioskat pranë stadiumit. Nuk ka asnjë platformë online.

Lojtari me vlerën më të lartë është mbrojtësi anësor rumun Andrei Ratiu (18 milionë). Mes emrave të tjerë që spikasin janë Isi Palazon e Alemao, protagonist me gola në ndeshjet e mëparshme. Ajo që bën diferencën te skuadra e Ivan Balliut, lojtarit të kombëtares shqiptare, është kolektivi.

Në konferencë shtypi, kapiteni Oscar Trejo, 38 vjeç, e komentoi kështu ndeshjen ndaj Palace: “Të luash një finale europiane me një grup miqsh është magjike”.

Edhe për Rayo-n fushata europiane nisi në gusht, me dy fitore në Play-off-in ndaj Neman. Në fazën e grupeve arriti 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Pastaj eliminoi Samsunspor, Aek Athinë dhe Strasburg. Skuadra e Iñigo Pérez nuk është favorite sot. Mjafton të thuhet se 541.3 milionë euro është vlera e Crystal Palace sipas Transfermarkt, pesëfishi i Rayo-s (107.3 milionë euro). Por skuadra e Vallecas është gati të mahnisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.