🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.85 ▼1.44%
ARI 4,148 ▲1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,484 ▲ +4.93% ETH $2,426 ▲ +7.43% XRP $1.3102 ▲ +3.8% SOL $96.2400 ▲ +5.32%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

Çka po tenton PDK-ja të ndryshojë në ligjin për Gjykatën Speciale?

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar veprime konkrete ligjore pas vendimit dënues për ish-krerët e UÇK-së. Televizioni Dukagjini ka mësuar se iniciativa ka të bëjë me ndryshime që lidhen me shkallën e dytë të Gjykatës, ndërkohë që përkrahje tashmë ka dhënë Aleanca.

11 vjet pas themelimit të Dhomave të Specializuara për Kosovën, ligji për këtë mund të sillet për ndryshim në Kuvendin e Kosovës.

Një iniciativë e tillë është duke u diskutuar në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkohë që konkretizimin e saj kryetari i PDK-së, e ka paralajmëruar se do bëhet së shpejti.

“Veprimet tona do jenë veprime demokratike, përkrahje të procesit i cili është duke u zhvilluar në Hagë pa përjashtuar edhe veprimet ligjore të cilat do të konkretizohen me iniciativa ligjore në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Televizioni Dukagjini ka mësuar se iniciativa ka të bëjë me ndryshimet që mund të lidhen me shkallën e dytë të Gjykatës, pra me Apelin, e që procedurat të mund të zhvillohen në Kosovë.

Por për iniciativa ligjore, sipas deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu duhet bashkim i të gjitha partive politike.

“Vetë takimi i kryetarit të partisë mbrëmë me liderët partive politike është mesazh me vete dhe kuptohet që kanë filluar lëvizjes për të bërë më të mirën të mundshme por duhet të jenë të përgjegjshëm të gjithë jo vetëm PDK-ja ta marr barrën”, u shpreh Musliu.

Përkrahjen për çdo lloj iniciative që mund të vijë në Kuvend e kanë dhënë deputetët e Aleancës.

“Ne do e përkrahim pa hezitim. Është dashur të mbahet sepse që tri ditë janë dënuar ish krerët e UÇK-së, nuk e kemi mbajtur një seancë, derisa Shqipëria veç e ka mbajt një seancë urgjente për të dënuar ajo cfarë ka ndodhur..”, u shpreh deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj.

Aktualisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës, është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja.

Lideri i saj, Bedri Hamza ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrinë Albin Kurti, e kryetarët e LDK-së, e të Aleancës pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, siç është thënë për të koordinuar veprimet institucionale tutje./Tv Dukagjini/

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.