☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,322 ▼ -0.75% ETH $1,646 ▼ -0.72% XRP $0.9283 ▼ -1.63% SOL $70.8300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
roze

Fitore ligjore për Taylor Swift, gjykata rrëzon padinë për plagjiaturë

Taylor Swift ka dalë fituese në një tjetër betejë ligjore, pasi një gjykatë federale në SHBA ka rrëzuar padinë e ngritur nga poetja Kimberly Marasco, e cila pretendonte se disa prej teksteve të këngëtares kopjonin poezitë e saj.

Sipas vendimit të gjyqtares Aileen M. Cannon, idetë bazë, temat, metaforat, fjalët e veçuara dhe frazat e shkurtra nuk mbrohen nga ligji për të drejtën e autorit dhe, për rrjedhojë, nuk mund të konsiderohen shkelje të copyright-it.

Gjykata theksoi gjithashtu se Marasco nuk arriti të provonte se Taylor Swift kishte pasur qasje në veprat e saj apo se ekzistonte një ngjashmëri e konsiderueshme mes krijimeve të tyre, dy elemente thelbësore për të mbështetur një pretendim për plagjiaturë.

Një nga pretendimet e poetes lidhej me këngën “The Man”, ku ajo argumentonte se disa vargje ngjanin me poezinë e saj “Ordinary Citizen”. Megjithatë, gjykata vlerësoi se temat e trajtuara, si përvoja e një gruaje në ambientin e punës, janë ide të përgjithshme dhe nuk gëzojnë mbrojtje nga e drejta e autorit.

Vendimi u dha vetëm pak ditë pasi Taylor Swift u martua me Travis Kelce në New York dhe e mbyll përfundimisht këtë çështje, pasi padia është rrëzuar me paragjykim, çka do të thotë se Kimberly Marasco nuk mund ta paraqesë sërish të njëjtën padi në të ardhmen.

Ekipi ligjor i Swift e kishte cilësuar më herët padinë si “absurde dhe të pabazuar ligjërisht”, duke theksuar se kjo ishte tentativa e dytë e poetes për ta paditur këngëtaren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.