Flakët vijojnë të djegin pyjet e Bulqizës, në Vajkal situatë kritike prej dy ditësh! Zjarri i afrohet banesave, luftë ng
Edhe sot (29 gusht) po vijojnë ende vatrat e zjarrit në zonën e Vajkalit dhe Qafë-Helmës, në Fushë-Bulqizë.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me ah, pisha dhe shkurre, duke djegur qindra hektarë pyje.
Situata paraqitet veçanërisht e rrezikshme pasi zjarri është afruar pranë dy fshatrave, Vajkal 1 dhe Vajkal 2, duke rritur shqetësimin për banorët dhe banesat.
Prej dy ditësh, për shuarjen e flakëve po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter, ndërsa mëngjesin e sotëm në zonë kanë mbërritur në ndihmë edhe forcat e ushtrisë dhe punonjës të strukturave të emergjencave.
Terreni i vështirë malor dhe përhapja e shpejtë e flakëve e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve në terren. Forcat e angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe për të parandaluar përparimin e zjarrit drejt zonave të banuara.
Deri tani, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në masivet pyjore, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të rrezikut që flakët të përhapen më tej.
Autoritetet dhe ekipet e emergjencave vijojnë operacionin për neutralizimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve të zonës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.