☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,799 ▼0.1%
DOW 51,657 ▼0.37%
NASDAQ 27,194 ▼0.19%
NAFTA 94.41 ▲0.71%
ARI 4,176 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,189 ▲ +0.72% ETH $2,507 ▼ -0.42% XRP $1.3673 ▲ +0.17% SOL $107.3700 ▼ -0.61%
S&P 500 7,799 ▼0.1 % DOW 51,657 ▼0.37 % NASDAQ 27,194 ▼0.19 % NAFTA 94.41 ▲0.71 % ARI 4,176 ▼0.35 % S&P 500 7,799 ▼0.1 % DOW 51,657 ▼0.37 % NASDAQ 27,194 ▼0.19 % NAFTA 94.41 ▲0.71 % ARI 4,176 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Opinion

Flamingot deshën të rinonin protestën, por ‘plakën’ studentët

Bjorn Runa

Protesta e sotme para Ministrisë së Arsimit u reklamua prej gati një jave si një protestë studentore kombëtare. Nisur nga gjendja e sistemit tonë arsimor dhe vetë universiteteve, mund të pritej një listë e gjatë ankesash konkrete nga më të ndryshmet dhe, mbi të gjitha, që studentetët të mbërrinin aty me një gjuhë krejt të tyren.

Por u deshën vetëm pak minuta që çdo pritshmëri e tillë të zhbëhej.

Mjafton të shihje pjesën dërrmuese të njerëzve të mbledhur aty me qeleshe dhe flamujt e Ballist Morinës hedhur krahëve, për të kuptuar se e gjitha ishte episodi i radhës i protestës së zakonshme në Bulevard, që përpiqej përmes studentëve të ulte moshën e saj mesatare.

Kjo është veçanërisht për të ardhur keq, sepse vetë Revolucioni Flamingo përfitoi fillimisht nga energjia e të rinjve. Javët e para, ai u përshkrua si një revoltë e të rinjve, karakteri i së cilës u përcaktua nga Gjenerata Z. Por, pas pesë muajsh, freskia e ditëve të para është zëvendësuar nga një kulturë politike shumë më e vjetër dhe më e parashikueshme.

Ndoshta kjo është arsyeja përse ju duhej kaq shumë një protestë e studentëve sot.

Natyrisht që nuk ka asgjë të gabuar që studentët të jenë politikë dhe të dalin jashtë kërkesave të tyre fillestare, madje edhe të revoltohen agresivisht në momentin që përballen me dhunë apo indiferencë ndaj kërkesave të tyre. Por, është depresionuese të shohësh se si të rinj, në një protestë që supozohet të jetë për shqetësimet e tyre, përsërisin parulla që nuk kanë asnjë lidhje me ta. Me sa duket, privatizimi i nocionit të protestës nga Flamingot arrin deri aty sa edhe studentëve ju lejohet të revoltohen vetëm pasi t’i kenë përkthyer ankesat në gjuhën e flamingove.

Kjo është edhe arsyeja pse skenat e sotme ishin edhe më zhgënjyese se sa po të kishte qenë pjesëmarrja e vogël apo protesta e dobët. Mund të kishte qenë e gjitha një dështim për nga artikulimi apo mosarritja e objektivave, por të paktën duhet të kishte luksin të tingëllonte si diçka e re që sapo ka nisur. Përkundrazi, sot e gjithë protesta – nga estetika te fjalori dhe ligjërimi – dukej e marrë gati nga Falmingot, çka i hoqi pikërisht atë që mund ta bënte interesante: elementin e befasisë dhe surprizës.

Flamingot donin studentë që t’u ulnin moshën mesatare të protestës. Në fund, arritën vetëm t’u rrisnin moshën politike studentëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.