🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,210 ▼0.37%
DOW 50,034 ▲0.88%
NASDAQ 23,771 ▼1.32%
NAFTA 81.38 ▲1.51%
ARI 3,566 ▼2.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,223 ▼ -2.29% ETH $1,687 ▼ -3.31% XRP $0.9258 ▼ -3.23% SOL $69.7200 ▼ -5.35%
S&P 500 7,210 ▼0.37 % DOW 50,034 ▲0.88 % NASDAQ 23,771 ▼1.32 % NAFTA 81.38 ▲1.51 % ARI 3,566 ▼2.35 % S&P 500 7,210 ▼0.37 % DOW 50,034 ▲0.88 % NASDAQ 23,771 ▼1.32 % NAFTA 81.38 ▲1.51 % ARI 3,566 ▼2.35 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Opinion

Flamingot, një manual se si mund ta fitosh një qytet pasi e ke përdhunuar

Nga Mero Baze

Të gjithë po mendojnë se si do ta fitojë Partia Socialiste Tiranën, duke futur në skaner çdo kandidat të mundshëm të saj. Ogerta Manastirliu e kaloi pak më herët fazën e biografisë, pasi u propozua qysh në vitin 2025. Tani e ka radhën Ervin Demo dhe ndoshta të tjerë që do të shfaqen. Dhe të gjithë janë të sigurt se Partia Socialiste do ta ketë të vështirë.

Por, ndërkohë që vazhdon ky gjyq popullor ndaj kandidatit të mundshëm të Tiranës, përballë tyre janë shfaqur deri tani së paku gjashtë kandidatë, tre në emër të protestës dhe tre në emër të qejflinjve të protestës.

Vetë Partia Demokratike, përveç Alimehmetit, po shikon edhe kandidatë të tjerë. Ndërkohë, Arlind Qori ka shpallur veten kandidat, Lapaj ka shpallur Binajn, protesta po krijon me shpejtësi disa parti, një të Kuvendit Studentor, një të diasporës, ndërkohë që secili protestues e sheh veten kandidat. Dy emrat e fundit të përfolur janë Genc Gjokutaj dhe Fatos Lubonja.

Tani problemi nuk është se kush bën dhe kush nuk bën nga këta të opozitës. Krahasuar me çdo kandidat socialist, këta humbasin sikur të jenë edhe vetëm tek e tek. Puna është se kjo vetëfryrje si fitimtarë krijon këtë pritshmëri revolucionare për fitore, e cila pastaj, kur nuk ndodh, është karburanti për ta mbajtur ndezur revolucionin permanent.

Secili kandidat i shqyrtuar deri tani nuk bën as për këshilltar të njësive administrative, përjashto Lubonjën, që bën vetëm për këshilltar të revolucionit.

Nuk është ndonjë dramë e madhe që socialistët ta humbasin Tiranën, nëse do të kenë përballë dikë që vërtet mund të përbëjë një start të ri për Tiranën, por nëse opozita përballë sillet sikur e ka fituar Tiranën meqë e ka djegur atë, atëherë do të marrë një mësim të hidhur më 9 maj.

Identikiti i kandidatit të opozitës duhet së paku të jetë dikush që mban distancë nga ata që dogjën Tiranën, që e lanë pa semaforë, që shkatërruan pronat private të qytetarëve që nuk kanë lidhje me politikën, që dogjën e plaçkitën filiale bankash dhe kompanish celulare, në emër të gjithë asaj lufte kundër imperializmit, por në fakt në emër të bathorizimit të Tiranës.

Dhe problemi me këta nuk është nëse do të humbasë Partia Socialiste, por kur të humbasin thellë këta. Atëherë, përveçse do të imitojnë të gjithë Berishën, “na i vodhën”, “na i morën”, “mafia”, “bandat” etj., nuk do të kenë si t’ua shpjegojnë qytetarëve përse Edi Rama nuk i përdori mafian, bandat, paratë e gjithçka tjetër për t’i ndalur të digjnin Tiranën dhe bizneset e saj. Arsyeja e parë dhe e fundit është se nuk i ka ato mekanizma të vetëimagjinuar prej tyre si alibi.

Deri më sot, revolucioni i flamingove ka arritur vetëm një fitore. Ai e ka mundur Tiranën, e ka gjunjëzuar, e ka djegur, e ka linçuar dhe e ka shpallur atë qytet armik të revolucionit. Këtë fitore duhet t’ua njohim. Por tani u duhet ta fitojnë Tiranën. Dikë që e ke përdhunuar, është pak e vështirë ta bësh të të dojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.