☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,026 ▲ +0.06% ETH $2,685 ▼ -0.26% XRP $1.5247 ▼ -2.69% SOL $121.2100 ▼ -0.43%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama flet nga Nju Jorku: Projekti i Zvërnecit, rrit ekonominë shqiptare. Po punojmë për të shmangur rreziqet në mjedis

Gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island, Nju Jork, kryeministri Edi Rama ka theksuar se kthimi i maleve në burim mirëqenie është një domosdoshmëri për të çuar më tutje ekonominë shqiptare.

Ai kujtoi se vendi që emigrantët e parë lanë kur erdhën në Amerikë, mbi 30 vite më parë, kishte më pak se 200 dollarë për frymë, ndërsa sot, edhe falë kontributit të diasporës, ekonomia është rritur 75 herë në 35 vjet.

“Ambicia ime është që në 2030 ta kemi rritur 100 herë. Pra, kemi edhe 25 herë përpara për ta rritur së bashku,” deklaroi Rama.

Lidhur me turizmin, kryeministri tha se Shqipëria ka arritur 12 milionë vizitorë të huaj dhe objektivi është që ky numër të shkojë në 20 milionë. Por më e rëndësishme se numri, sipas tij, është tërheqja e investitorëve cilësorë për të sjellë turistë me vlerë më të lartë.“Sot karakteristika e turizmit shqiptar është turisti me të ardhura mesatare dhe të ulëta, ndërkohë që na mungon turisti me të ardhura të larta që përfaqëson turizmin e vlerës së lartë,” u shpreh Rama.

Ai foli për projektin e Sazanit dhe atë të Zvërnecit, duke e cilësuar si një projekt potencialisht të jashtëzakonshëm për ekonominë.

Sipas tij, vetëm projekti i Zvërnecit mund të sjellë më shumë se 4 miliardë euro në një ekonomi që aktualisht është 27 miliardë euro.

Rama theksoi se qeveria po punon intensivisht për një studim të detajuar të impaktit mjedisor, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, për të identifikuar rreziqet reale dhe jo ato që, sipas tij, “prodhohen orë e çast në rrjetet sociale nga lloj-lloj sharlatanësh dhe manipulatorësh”.

“Këtë synim ka edhe projekti i shumë diskutuar, projekti i famshëm, por edhe famëkeq, për fat të keq si rezultat i shumë i shumë gënjeshtrave, manipulimeve, denigrimeve, politizimeve, projekti i Sazanit dhe projekti i Zvërnecit bashkë me të një projekt që potencialisht sjell vetëm në Zvërnec më shumë se 4 miliard euro.

4 miliard euro në një ekonomi që në totalin e vet është 27 miliard euro. Juve i bëni vetë llogaritë më mirë. Është një projekt i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

Sigurisht që ne jemi shumë të vetëdijshëm që saç është i jashtëzakonshëm në përmasa, saç është i jashtëzakonshëm në ambicie, saç është i jashtëzakonshëm në aspektin financiar, është jashtëzakonisht delikat edhe në aspektin e ekuilibrit me mjedisin dhe për këtë arsye ne po punojmë shumë intensivisht për të pasur një studim të impaktit mjedisor të detajuar edhe profesional të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe për të kuptuar ekzaktësisht cilat janë rrisqet reale dhe jo rrisqet që prodhohen orë e çast në rrjetet sociale nga llojllloj sharlatanësh dhe manipulatorësh”, tha kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.