62-vjeçari nga Tetova dyshohet për përdhunim të një fëmije nën 15 vjeç — u vetëdorëzua në polici pas një videoje në rrjetet sociale
R.N. (62) u paraqit vetë në Stacionin Policor të Tetovës mbrëmë në orën 21:45; mbahet në ndalim me urdhër të prokurorit.
Një 62-vjeçar nga rrethi i Tetovës, me inicialet R.N., është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç”, sipas nenit 188 të Kodit Penal.
Sipas policisë, mbrëmë në orën 21:45, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, R.N. u paraqit vetë në Stacionin Policor të Tetovës.
Me udhëzim të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, personi u ndalua për shkak të dyshimit të bazuar dhe mbahet në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
Policia, në koordinim me prokurorinë kompetente, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Burimi: KISS.mk



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.