🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.06 ▼0.03%
ARI 4,038 ▲2.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,480 ▲ +2.48% ETH $2,325 ▲ +3.19% XRP $1.2820 ▲ +2.48% SOL $93.4500 ▲ +1.98%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.06 ▼0.03 % ARI 4,038 ▲2.49 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.06 ▼0.03 % ARI 4,038 ▲2.49 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BE dënon ekzekutimet e protestuesve në Iran

PARIS, 12 gusht /ATSH-AFP/ – Bashkimi Evropian dhe 31 vende të tjera, mes tyre Britania e Madhe dhe Kanadaja, kanë dënuar ashpër ekzekutimet e protestuesve në Iran, të cilat janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit.

Në një deklaratë të përbashkët, 32 nënshkruesit dënuan përdorimin e dënimit me vdekje nga autoritetet iraniane, duke argumentuar se ai po përdoret për të heshtur disidentët, për të frikësuar komunitetet dhe për të ndëshkuar njerëzit që ushtrojnë të drejtat e tyre themelore.

Vendet kërkuan ndalimin e menjëhershëm të ekzekutimeve dhe lirimin e personave të arrestuar në mënyrë arbitrare.

Deklaratës iu bashkuan një numër i madh vendesh evropiane, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Irlandën, shtetet baltike dhe vendet skandinave, si dhe Australia dhe Zelanda e Re.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, tha se shtatë muaj pas vrasjeve masive gjatë protestave, regjimi iranian vazhdon represionin dhe ekzekutimet.

Shqetësimi ndërkombëtar është rritur edhe pas paralajmërimeve të Kombeve të Bashkuara.

Sipas OKB-së, të paktën 56 persona janë ekzekutuar për akuza që lidhen me sigurinë kombëtare që nga ekzekutimet e para të lidhura me protestat e fillimit të vitit.

Mbi 100 persona të tjerë rrezikojnë të ekzekutohen për akuza të ngjashme.

Ekzekutimet janë shtuar pas fillimit të luftës më 28 shkurt, ndërsa shumë prej të ekzekutuarve ishin dënuar për pjesëmarrjen në protestat që nisën në fund të dhjetorit.

Protestat, të shkaktuara fillimisht nga rritja e kostos së jetesës, u shndërruan shpejt në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë, me kulmin më 8 dhe 9 janar.

Autoritetet iraniane kanë pranuar më shumë se 3 000 viktima, duke ia atribuar dhunën “akteve terroriste” të orkestruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Ndërkohë, organizata të huaja për të drejtat e njeriut thonë se numri real i viktimave nga masat represive është shumë më i lartë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.