☁️
Tiranë 16°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,714 ▼0.39%
DOW 52,280 ▼0.37%
NASDAQ 26,186 ▼1.37%
NAFTA 101.31 ▼1.43%
ARI 4,029 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,126 ▲ +0.81% ETH $2,354 ▲ +0.95% XRP $1.2984 ▼ -1.04% SOL $101.7800 ▲ +0.73%
S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,280 ▼0.37 % NASDAQ 26,186 ▼1.37 % NAFTA 101.31 ▼1.43 % ARI 4,029 ▼0.55 % S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,280 ▼0.37 % NASDAQ 26,186 ▼1.37 % NAFTA 101.31 ▼1.43 % ARI 4,029 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BE-ja hap raund të ri financimi prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës

– Komisioni Evropian ka ftuar vendet anëtare të Bashkimit Evropian të aplikojnë për një fond të ri financimi prej 21,3 miliardë eurosh, ose rreth 23,7 miliardë dollarësh, për të forcuar mbrojtjen evropiane dhe për të mbështetur bashkëpunimin ushtarak me Ukrainën, sipas “Anadolu”.

Financimi është pjesë e raundit të dytë të programit SAFE (Veprimi për Sigurinë e Evropës), i cili u krijua për t’u mundësuar vendeve anëtare të BE-së, të marrin kredi afatgjata për investime në mbrojtje.

Sipas Komisionit Evropian, fondet do të jenë të disponueshme për të gjitha vendet anëtare, të cilat mund t’i përdorin sipas nevojave dhe përparësive të tyre në fushën e mbrojtjes.

Komisioni u ka kërkuar gjithashtu vendeve anëtare të shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të këtij financimi për projekte të përbashkëta me Ukrainën, duke përfshirë blerjen e pajisjeve ushtarake nga kompani evropiane dhe ukrainase.

Përparësi do t’u jepet sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe kundër raketave, dronëve dhe pajisjeve për neutralizimin e tyre, si dhe municioneve dhe raketave.

Këto pajisje konsiderohen të rëndësishme për plotësimin e nevojave urgjente të ushtrive të Ukrainës dhe vendeve anëtare të BE-së.

Komisioni Evropian do të njoftojë vendet për ndarjen paraprake të fondeve, brenda dy javësh nga përfundimi i afatit për paraqitjen e kërkesave.

Pjesë e një programi prej 150 miliardë eurosh

Financimi i ri është pjesë e programit SAFE, me një vlerë të përgjithshme prej 150 miliardë eurosh në formën e kredive afatgjata, të miratuara në maj 2025.

Programi synon të përshpejtojë investimet në mbrojtje, të rrisë gatishmërinë ushtarake të Evropës dhe të forcojë industrinë evropiane të prodhimit të pajisjeve ushtarake.

Deri tani, Komisioni Evropian ka miratuar marrëveshjet e financimit për të 19 vendet, që kanë vendosur të marrin pjesë në program.

Marrëveshjet janë nënshkruar me 16 prej tyre, ndërsa rreth 13,5 miliardë euro janë shpërndarë paraprakisht për 11 vende që kishin kërkuar financim të tillë.

Komisioni synon që fondet e mbetura të përdoren për të plotësuar nevojat e mbrojtjes së vendeve evropiane, duke krijuar njëkohësisht mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me industrinë ushtarake të Ukrainës.

Megjithatë, 21,3 miliardë eurot nuk janë një shumë që i jepet drejtpërdrejt Ukrainës.

Bëhet fjalë për kredi që mund të kërkohen nga vendet anëtare të BE-së, të cilat nxiten t’i përdorin edhe për projekte të përbashkëta me Ukrainën. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.