FOKUS – Bie mbështetja në vendet e BE-së për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës
Sipas sondazhit, 83% e ukrainasve dëshirojnë që vendi i tyre t’i bashkohet BE-së në vitet e ardhshme, ndërsa vetëm 47% e qytetarëve të Bashkimit Evropian mbështesin anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës.
Ndërkohë, 53% e qytetarëve të BE-së janë kundër anëtarësimit të shpejtë.
Gjermania, e cila i ofron Ukrainës më shumë mbështetje ushtarake dhe financiare se çdo vend tjetër evropian, renditet ndër vendet më skeptike mes 10 shteteve më të mëdha anëtare të BE-së.
Vetëm 41% e gjermanëve mbështesin anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës, ndërsa Rumania regjistron një përqindje edhe më të ulët, prej 40%.
Suedia shënon nivelin më të lartë të mbështetjes mes vendeve të mëdha të BE-së, me 69%.
Në fillim të pushtimit rus në shkallë të plotë, në vitin 2022, 60% e gjermanëve mbështesnin anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në BE.
Fondacioni e ka përsëritur rregullisht sondazhin dhe, që prej asaj kohe, mbështetja ka rënë si në vende të veçanta, ashtu edhe në të gjithë Bashkimin Evropian.
Anëtarësimi i Ukrainës mbetet një objektiv zyrtar i BE-së dhe konsiderohet një nga shtyllat kryesore të rendit të ardhshëm të sigurisë evropiane.
Sipas fondacionit, kapërcimi i hendekut mes këtij objektivi dhe opinionit publik do të kërkojë një dialog më të thelluar mes drejtuesve politikë dhe qytetarëve.
Fondacioni thekson gjithashtu se rëndësia strategjike e integrimit të Ukrainës duhet të shpjegohet në mënyrë më bindëse.
Sondazhi përfshiu 16 795 persona nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe u zhvillua në qershor, nëpërmjet platformës së kërkimit të opinionit publik “Eupenios”./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.