☁️
Tiranë 19°C · Vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 91.90 ▼1.96%
ARI 4,205 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,355 ▼ -0.2% ETH $2,498 ▼ -2.28% XRP $1.3591 ▼ -3.28% SOL $106.4900 ▼ -4.67%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 91.90 ▼1.96 % ARI 4,205 ▲0.33 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 91.90 ▼1.96 % ARI 4,205 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

GREQI – Paralajmërim për reshje të dendura dhe stuhi

ATHINË, 13 tetor /ATSH-ANA/- Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Greqisë (EMY) ka lëshuar një buletin emergjent për përkeqësimin e motit sot dhe nesër, me reshje të dendura shiu dhe stuhi në disa zona të vendit.

Fenomenet pritet të jenë veçanërisht të forta në zonat detare dhe bregdetare, ndërsa në disa vende mund të shoqërohen edhe me breshër.

Nga mbrëmja e sotme, erëra të forta verilindore pritet të përfshijnë Egjeun Verior, duke u shtrirë gradualisht drejt Egjeut Qendror deri nesër pasdite.

Moti i keq do të prekë sot fillimisht ishujt Jonianë, Greqinë Qendrore perëndimore dhe Peloponezin perëndimor, deri pasditen e vonë.

Nga mesdita, reshjet e dendura pritet të përfshijnë edhe Halkidhikin, ndërsa nga pasditja do të shtrihen drejt ishujve Sporade, Thesalisë lindore dhe Evias.

Nga orët e vona të pasdites deri në mbrëmje, fenomenet do të prekin me ndërprerje Peloponezin verilindor, Greqinë Qendrore lindore dhe Atikën. Në orët e vona të natës, moti i keq pritet të arrijë edhe në ishujt Dodekanezë dhe në Kretë.

Reshjet intensive dhe stuhitë do të vazhdojnëm nesër në Sporade, Thesalinë lindore dhe Evia deri në orët e vona të pasdites.

Në Dodekanezë, fenomenet pritet të zgjasin deri pasdite, ndërsa në pjesën perëndimore të Kretës deri në orët e vona të natës.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të marrin masa mbrojtëse.

Shërbimet përkatëse janë njoftuar të jenë në gatishmëri të shtuar për të përballuar pasojat e mundshme të motit të keq.

Shërbimi Zjarrfikës ka vënë në zbatim planin operacional për përballimin e rrezikut nga përmbytjet, ndërsa stacionet zjarrfikëse në zonat më të rrezikuara janë vendosur në gatishmëri të lartë.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të sigurojnë objektet që mund të merren nga era ose uji, të kontrollojnë kanalet dhe tubacionet e kullimit, si dhe të shmangin kalimin në përrenj dhe rrjedha ujore gjatë reshjeve të dendura dhe për disa orë pas përfundimit të tyre, edhe me automjete. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.