FOKUS – BM, Italia dhe Danimarka bëjnë thirrje për qasje “më gjithëpërfshirëse” kundër migracionit të paligjshëm
ROMË, 13 nëntor /ATSH – AA/- Britannia e MAdhe , Italia dhe Danimarka kanë bërë thirrje për qasje “më gjithëpërfshirëse dhe sistematike” për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe aktivitetet kriminale që e lehtësojnë atë.
Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit riafirmuan angazhimin e tyre për të ruajtur uljen e migracionit të paligjshëm drejt Evropës dhe brenda saj, duke pranuar sfidat e përbashkëta që ai paraqet.
“Duke u mbështetur në prioritetet e përcaktuara në Jerevan (Armeni), udhëheqësit theksuan nevojën për të ndërmarrë një qasje më gjithëpërfshirëse, sistematike dhe që përfshin të gjithë itinerarin, për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe kriminalitetin që e lehtëson atë”, thuhet në deklaratë.
Deklarata, e miratuar gjithashtu nga disa vende të tjera, u publikua pas samitit të së enjtes të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.
Udhëheqësit theksuan rëndësinë e gatishmërisë dhe reagimeve efektive për të ruajtur integritetin e kufijve, për të luftuar dezinformimin, për të nxitur inovacionin dhe për të forcuar bashkëpunimin përgjatë rrugëve të migracionit.
Ata theksuan nevojën për procedura efektive të kthimit dhe ripranimit, shkëmbim më të madh të informacionit ndërkufitar dhe respektimin e konventave ndërkombëtare si gur themeli i mbrojtjes.
“Udhëheqësit riafirmuan angazhimin e tyre për bashkëpunim ndërkombëtar në këto çështje, përfshirë përmes vazhdimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës”, thuhet në deklaratë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.