☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.17%
DOW 50,896 ▼0.55%
NASDAQ 27,373 ▲0.67%
NAFTA 89.78 ▼1.46%
ARI 4,174 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,986 ▲ +0.89% ETH $2,716 ▲ +0.67% XRP $1.5120 ▲ +0.67% SOL $120.4400 ▼ -0.96%
S&P 500 7,736 ▲0.17 % DOW 50,896 ▼0.55 % NASDAQ 27,373 ▲0.67 % NAFTA 89.78 ▼1.46 % ARI 4,174 ▲0.27 % S&P 500 7,736 ▲0.17 % DOW 50,896 ▼0.55 % NASDAQ 27,373 ▲0.67 % NAFTA 89.78 ▼1.46 % ARI 4,174 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Brukseli investon 130 milionë euro të tjera për forcimin e mbrojtjes së BE-së kundër dronëve

BRUKSEL, 5 tetor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion edhe 130 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian për përmirësimin e kapaciteteve të BE-së për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve.

“Ky financim synon të ndihmojë në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së dhe në përmirësimin e mënyrës se si autoritetet reagojnë ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë”, tha sot Komisioni Evropian në një deklaratë.

Fondet do të përdoren për të përmirësuar aftësinë e autoriteteve, për të kuptuar se çfarë po ndodh në hapësirën ajrore dhe për t’iu përgjigjur më mirë rreziqeve, që mund të shkaktohen nga përdorimi i paautorizuar ose armiqësor i dronëve.

Kjo shumë i shtohet 419 milionë eurove të akorduara më parë, për teknologjitë e mbikëqyrjes dhe kundërveprimit ndaj dronëve.

Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner tha se dronët mund të ofrojnë mundësi të dobishme, për shembull, për mbrojtjen e kufijve dhe infrastrukturës së rëndësishme.

“Dronët janë një mundësi. Ata ndihmojnë në sigurimin e kufijve tanë dhe të infrastrukturës së rëndësishme, mbrojnë aktivitetet dhe ndihmojnë në kërkimin e personave të zhdukur. Por, ata përbëjnë gjithashtu një rrezik kur keqbërësit i keqpërdorin – dhe ky kërcënim po rritet, përtej kufijve kombëtarë”, tha Brunner. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.