☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,751 ▲0.37%
DOW 51,092 ▼0.17%
NASDAQ 27,361 ▲0.63%
NAFTA 89.54 ▼1.72%
ARI 4,170 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,278 ▲ +1.34% ETH $2,719 ▲ +0.93% XRP $1.5134 ▲ +1.02% SOL $120.4400 ▼ -0.69%
S&P 500 7,751 ▲0.37 % DOW 51,092 ▼0.17 % NASDAQ 27,361 ▲0.63 % NAFTA 89.54 ▼1.72 % ARI 4,170 ▲0.19 % S&P 500 7,751 ▲0.37 % DOW 51,092 ▼0.17 % NASDAQ 27,361 ▲0.63 % NAFTA 89.54 ▼1.72 % ARI 4,170 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha kërkon debat për SHISH në Kuvend: Ky parlament nuk meriton të qëndrojë i mbledhur asnjë orë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar Kuvendin gjatë seancës së sotme plenare, duke kërkuar që në qendër të diskutimeve të vendoset çështja e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Në seancën e kësaj të hëne (5 tetor), deputetët janë thirrur të ngrenë në foltoren e Kuvendit shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve, në kuadër të nismës “Prania Besnike”.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi mazhorancën se po shmang diskutimin për çështje që, sipas tij, lidhen me sigurinë dhe funksionimin e shtetit.

Ai vijoi me akuza të tjera ndaj mazhorancës, duke pretenduar se Kuvendi është kthyer në një institucion që, sipas tij, nuk mbron interesat e qytetarëve.

“Ky parlament nuk meriton të qëndrojë i mbledhur asnjë orë. Është shndërruar në një shërbëtor të shpifur të narkoshtetit. Dhunues flagrant të interesave më jetike të qytetarëve, është shndërruar në një institucion turpi që po i shërben në verbëri narkoregjimit. Për çdo qytetar shqiptar, çështja më themelore është që se si piramida e sigurisë së tyre u faktua si piramidë e narkoshtetit, krimit e karteleve të drogës. Ju, në vend që të spostoni çdo gjë nga agjenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale të shtetit shqiptar nga narkoshteti, asgjësimin të shtetit shqiptar nga narkoshteti, ju bëni sikur po derdhni lot krokodili për ata qytetarë që ju i urreni, i përçmoni, i vidhni. Nuk ka patur kurrë një parlament të shpërfytyruar si ky parlament”, tha Berisha.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.