☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.27 ▼0.96%
ARI 4,130 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,478 ▲ +3.44% ETH $2,424 ▲ +5.47% XRP $1.3092 ▲ +2.51% SOL $96.0000 ▲ +3.27%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.27 ▼0.96 % ARI 4,130 ▲1.4 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.27 ▼0.96 % ARI 4,130 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Deklarata e Zelenskyt për Kosovën tërheq vëmendjen e medias ukrainase

– Media ukrainase e ka pasqyruar gjerësisht deklaratën e presidentit Volodymyr Zelensky si një rikonfirmim të qëndrimit të pandryshuar të Ukrainës për Kosovën, duke theksuar respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.

Raportimet vënë në dukje se Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht mbështetjes së saj për integritetin territorial të Ukrainës dhe afrimit me strukturat evropiane.

Në këtë kontekst, deklarata e Zelenskyt është interpretuar si një sinjal i qartë i vazhdimësisë së politikës së Kievit ndaj Kosovës dhe si një element i rëndësishëm i marrëdhënieve të tij me Serbinë.

Agjencia zyrtare ukrainase e lajmeve Ukrinform

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën mbetet i pandryshuar dhe Ukraina respekton sovranitetin territorial të Serbisë.

Zelensky theksoi se Ukraina respekton integritetin territorial të partnerëve të saj dhe të drejtën ndërkombëtare, dhe për këtë arsye qëndrimi i saj në lidhje me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. Ai shtoi se Ukraina e kishte theksuar gjithmonë këtë qëndrim dhe se politika e saj nuk kishte ndryshuar.

Në të njëjtën kohë, ai tha se ishte mirënjohës ndaj partnerëve të Ukrainës për respektimin e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, duke përfshirë njohjen e Krimesë si pjesë të Ukrainës.

Gazeta ”The Kyiv independent”

Me titullin ”Kosova duhet të respektohet – Flamuri ukrainas i hequr nga ndërtesa në Kosovë pas vizitës së Zelenskyt në Serbi që ndez polemika” kjo gazetë e ka trajtuar deklaratën e Zelenskyt si rikonfirmim të mosnjohjes së Kosovës, duke vënë theks të veçantë te reagimet negative në Prishtinë dhe te dimensioni politik i afrimit të presidentit ukrainas me Serbinë.

“Shteti i Kosovës duhet të respektohet”, tha kryetari i bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, në një postim në Facebook ku shfaqej një video e heqjes së flamurit.

“Kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet!”, theksoi ai.

Gazeta ”Ukrainska Pravda”

Me titullin ”Flamuri ukrainas hiqet nga ndërtesa në qendër të Prishtinës: Kosova duhet të respektohet” kjo gazetë e paraqet ngjarjen duke vënë theksin te reagimi i Prishtinës ndaj deklaratës së Zelenskyt, konkretisht heqja e flamurit ukrainas dhe kritika se politika nuk duhet të bazohet në cenimin e shtetësisë së Kosovës./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.