Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 02 September 2026
S&P 500 7,671 ▲0.51%
DOW 53,012 ▲0.47%
NASDAQ 26,219 ▲0.46%
NAFTA 90.78 ▲0.62%
ARI 4,418 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,470 ▼ -0.07% ETH $2,398 ▼ -1.35% XRP $1.3407 ▼ -1.97% SOL $99.6100 ▼ -1.67%
S&P 500 7,671 ▲0.51 % DOW 53,012 ▲0.47 % NASDAQ 26,219 ▲0.46 % NAFTA 90.78 ▲0.62 % ARI 4,418 ▲0.49 % S&P 500 7,671 ▲0.51 % DOW 53,012 ▲0.47 % NASDAQ 26,219 ▲0.46 % NAFTA 90.78 ▲0.62 % ARI 4,418 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Evropa përballet me rritje të rasteve të dyshuara të sabotimit dhe incidenteve me dronë ndaj infrastrukturës kritike

BERLIN, 2 shtator /ATSH AA/ – Sulmet e dyshuara të sabotimit, inkursionet me dronë dhe shkeljet e hapësirës ajrore në mbarë Evropën janë shtuar që kur Rusia nisi luftën kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Një seri incidentesh të fundit kanë shtuar shqetësimet për kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike dhe industrisë së mbrojtjes.

Vendet evropiane kanë raportuar sulme ndaj rrjeteve të transportit dhe energjisë, ndërhyrje në sistemet e navigimit satelitor, zjarre të dyshimta në objektet që mbështesin Ukrainën dhe shkelje të përsëritura të hapësirës ajrore të NATO-s.

Frekuenca e incidenteve të tilla është rritur javët e fundit, veçanërisht në Gjermani, Poloni, Sllovaki dhe përgjatë krahut lindor të NATO-s.

Derisa Rusia është fajësuar për raste të caktuara, autoritetet nuk kanë vërtetuar se të gjitha incidentet janë të ndërlidhura.

– Sulme ndaj infrastrukturës energjetike gjermane

Në incidentin më të fundit, policia gjermane sot nisi një hetim për sabotim të dyshuar në një nënstacion elektrik të operatorit Amprion pranë Këlnit.

Një qark i shkurtër shkaktoi daljen jashtë funksionit të disa linjave të energjisë elektrike mbrëmë, por furnizimi i përgjithshëm me energji elektrike nuk u prek.

“Bazuar në gjendjen aktuale të hetimeve, nuk besojmë se bëhet fjalë për një defekt teknik, por për një veprim të qëllimshëm, një vepër penale”, tha një zëdhënës i policisë së Essenit.

Autoritetet po shqyrtojnë një lidhje të mundshme me një tjetër sulm të dyshuar, të zbuluar të hënën në nënstacionin e tensionit të lartë Turnow-Preilack në Brandenburg.

Pranë objektit, i cili ndodhet afër termocentralit Jaenschwalde dhe më pak se 8 kilometra nga Polonia, u gjetën disa mjete të improvizuara shpërthyese dhe zjarrvënëse.

Sipas raportimeve, disa nga pajisjet shkaktuan qarqe të shkurtra, ndërsa të tjerat mbetën pa shpërthyer.

Operatori i rrjetit 50Hertz tha se disa linja transmetimi dolën përkohësisht jashtë funksionit, por më vonë u rikthyen. Nuk u raportua për të lënduar apo ndërprerje të furnizimit të përgjithshëm me energji elektrike.

– Incidenti me dron në aeroportin e Leipzigut

Hetimet po zhvillohen në një kohë tensionesh të shtuara mes Berlinit dhe Moskës për një incident tjetër në Aeroportin Leipzig

Dje, Gjermania akuzoi zyrtarisht Rusinë se kishte organizuar një tentativë sulmi në aeroport më 4 gusht, kur pranë avionëve ukrainas të transportit të mallrave u zbulua një dron që mbante lëndë shpërthyese dhe një detonator.

Pajisja nuk shpërtheu dhe u çaktivizua. Aeroporti përdoret nga avionët ukrainas Antonov dhe është bazë e programit të NATO-s (Zgjidhja Ndërkombëtare e Transportit Ajror Strategjik).

Berlini thirri ambasadorin rus dhe njoftoi masa, përfshirë mbylljen e Konsullatës Ruse në Bonn, ndërsa Moska, nga ana tjetër, mohoi përfshirjen.

– Objektet e mbrojtjes në shënjestër

Hetimet në Gjermani zhvillohen paralelisht me sulme të dyshuara ndaj objekteve të mbrojtjes në vende të tjera të Evropës.

Të hënën, autoritetet polake hapën një hetim për terrorizëm pasi të dielën shpërtheu një zjarr në një objekt të WB Electronics që prodhon komponentë dronësh për ushtritë polake dhe ukrainase.

Nuk u raportua për të lënduar, por prokurorët vlerësuan dëmet në të paktën 15 milionë zloty (4 milionë dollarë).

Hetuesit po shqyrtojnë dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme dhe përfshirjen e mundshme të një shërbimi të huaj të inteligjencës. Zyrtarët nuk ia kanë atribuuar incidentin ndonjë vendi të caktuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.