☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.70 ▼0.48%
ARI 4,122 ▲1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,452 ▲ +3.35% ETH $2,421 ▲ +5.46% XRP $1.3072 ▲ +2.34% SOL $95.8600 ▲ +3.22%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.70 ▼0.48 % ARI 4,122 ▲1.21 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.70 ▼0.48 % ARI 4,122 ▲1.21 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Finlanda i bashkohet nismës së Francës për zgjerimin e mbrojtjes bërthamore evropiane

– Finlanda i është bashkuar nismës së Francës për të zgjeruar mbulimin e parandalimit të saj bërthamor përmes bashkëpunimit me vendet partnere evropiane, njoftuan sot krerët e të dyja vendeve, sipas Reuters.

Nisma vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur shqetësime për angazhimin e SHBA-së ndaj sigurisë së Evropës, ndërsa lufta në Ukrainë ka shtuar pasiguritë lidhur me mbrojtjen e kontinentit.

Në mars, Franca njoftoi krijimin e Nismës për Parandalimin Bërthamor të Avancuar, me synimin për të forcuar sigurinë evropiane.

“Nisma ka të bëjë para së gjithash me forcimin e sigurisë evropiane. Ajo rrit përgjegjësinë e Evropës për mbrojtjen e saj dhe ndihmon në parandalimin e përshkallëzimit“, deklaroi presidenti finlandez Alexander Stubb në një postim në rrjetin X.

Sipas marrëveshjes, vetëm presidenti francez ka autoritetin të vendosë për përdorimin e armëve bërthamore.

Kjo ndryshon nga praktika e NATO-s, e cila ka një Grup të Përbashkët të Planifikimit Bërthamor, ku vendimet diskutohen në kuadër të aleancës.

Megjithatë, nisma parashikon stërvitje të përbashkëta, mundësinë e dislokimit afatshkurtër të kapaciteteve që mund të përdoren për armë bërthamore në territorin e vendeve aleate, si dhe konsultime më të thelluara mes partnerëve.

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, deklaroi në një njoftim të veçantë se marrëveshja ishte një “hap i natyrshëm“, pas bashkimit të vendeve të tjera nordike, si Norvegjia, Suedia dhe Danimarka, në fillim të këtij viti.

Në total, në nismë marrin pjesë 10 vende evropiane, përfshirë Finlandën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.