⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 92.55 ▲4.84%
ARI 4,147 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,368 ▼ -1.4% ETH $2,534 ▼ -1.6% XRP $1.3950 ▼ -3.6% SOL $112.8200 ▼ -3.42%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.55 ▲4.84 % ARI 4,147 ▲0.15 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.55 ▲4.84 % ARI 4,147 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Greva dyditore paralizon pjesërisht Belgjikën, anulohen 140 fluturime

Bruksel, 8 tetor /ATSH-DPA/- Sindikatat kryesore në Belgjikë kanë bërë thirrje për dy ditë protesta, të premten dhe të hënën. Për shkak të grevës priten probleme në transportin ajror dhe hekurudhor, si edhe në disa shërbime publike.

Rreth 140 fluturime nga dhe drejt aeroportit të Brukselit pritet të anulohen të premten, pasi një kompani që merret me shërbimet në tokë për avionët ka njoftuar se do t’i bashkohet grevës, raportoi sot agjencia belge e lajmeve “Belga”.

Aeroporti i Charleroi-t, i dyti më i madh në Belgjikë, planifikon të kryejë të gjitha fluturimet e parashikuara.

Kompania kombëtare e trenave SNCB, ka njoftuar se do të ketë më pak trena në qarkullim nga mbrëmja e së dielës deri të hënën, pasi pritet që shumë punonjës të hekurudhave t’i bashkohen grevës.

Sipas ofruesve të shërbimeve, greva pritet të prekë edhe transportin publik, arsimin dhe mbledhjen e mbeturinave, ndër shërbime të tjera.

Sindikatat e krishtera CSC dhe ato socialiste FGTB, po organizojnë së bashku protestat, në kundërshtim me politikat buxhetore të qeverisë.

Një protestë në Bruksel të premten, pritet të mbledhë mijëra njerëz.

Një protestë e ngjashme në maj tërhoqi nga 40 mijë deri në 75 mijë pjesëmarrës, sipas vlerësimeve të policisë dhe sindikatave.

Belgjika përballet me një borxh të lartë publik dhe prej kohësh ka një deficit të madh buxhetor.

Qeveria e qendrës së djathtë, e drejtuar nga kryeministri Bart De Wever, ka vendosur si objektiv të kursejë 10 miliardë euro deri në fund të mandatit në vitin 2029.

De Wever pritet të flasë në parlamentin belg të martën.

Sipas medias “Belga”, Belgjika duhet t’i paraqesë projektbuxhetin e saj Komisionit Evropian deri më 15 tetor. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.