⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – IA mund të zbulojë diabetin dhe hipertensionin përmes videos së fytyrës

MYNIH, , 31 gusht /ATSH- ANSA/ – Një algoritëm i bazuar në inteligjencën artificiale mund të përdoret në të ardhmen për të identifikuar diabetin dhe hipertensionin vetëm përmes një videoje të fytyrës.

Rezultatet vijnë nga një studim japonez i prezantuar në Kongresin Evropian të Kardiologjisë (ESC), që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

Sipas studimit, mjaftojnë 5 sekonda video të fytyrës që inteligjenca artificiale të arrijë një saktësi prej 88% në identifikimin e diabetit.

Për vlerësimin e presionit arterial, saktësia ka arritur në 95%, bazuar në një video 30-sekondëshe të fytyrës dhe pëllëmbës së dorës.

Studimi, i titulluar “AI-powered cardiometabolic assessment from a single facial video”, është financuar nga Agjencia Japoneze për Shkencë dhe Teknologji (JST) dhe është realizuar nga një grup studiuesish të Universitetit të Tokios dhe Institute of Science Tokyo.

Në studim morën pjesë 215 persona, mes tyre pacientë me diagnoza të njohura dhe vullnetarë të shëndetshëm.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan regjistrimit me video me shpejtësi të lartë të fytyrës dhe pëllëmbëve, duke përdorur një kamerë spektroskopike.

Algoritmi analizon disa tregues, përfshirë ngurtësinë arteriale, qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe karakteristikat spektrale të ngjyrës së lëkurës.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se teknologjia nuk është ende e disponueshme për përdorim në praktikën klinike. Potenciali i saj konsiderohet i madh, veçanërisht duke pasur parasysh përmasat globale të këtyre sëmundjeve.

Në botë, rreth 1.4 miliardë të rritur të moshës 30–79 vjeç jetojnë me hipertension, ndërsa rreth 589 milionë persona kanë diabet. Një pjesë e konsiderueshme e tyre mbetet e padiagnostikuar.

Aktualisht, depistimi bazohet kryesisht në vizitat mjekësore dhe pajisje të posaçme, si aparatet për matjen e presionit të gjakut.

Përdorimi i inteligjencës artificiale mund të mundësojë, në të ardhmen, kontrollin e një numri shumë më të madh njerëzish.

“Synimi është të arrijmë në të ardhmen një depistim pa kontakt, i cili mund të realizohet edhe në mjedise të përditshme dhe jo vetëm në spitale”, deklaroi studiuesja Ryoko Uchida, e cila prezantoi studimin.

Sipas saj, një teknologji e tillë do të mundësonte identifikimin e hershëm dhe në shkallë të gjerë të sëmundjeve që mund të jenë ende pa simptoma.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.