🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.22 ▲0.14%
ARI 4,041 ▲2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,470 ▲ +2.46% ETH $2,327 ▲ +3.29% XRP $1.2812 ▲ +2.32% SOL $93.4200 ▲ +1.88%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – India: Paqja mbetet thelbësore për marrëdhëniet me Kinën

– India deklaroi se ruajtja e paqes përgjatë kufirit të diskutueshëm me Kinën është thelbësore për marrëdhëniet mes dy vendeve, në një kohë kur raportimet flasin për tensione të reja ushtarake mes trupave të dy fuqive aziatike në një zonë të largët të Himalajeve, sipas Reuters.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme indiane është e dyta brenda më pak se një jave dhe vjen ndërsa India dhe Kina po përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet pas përplasjeve të përgjakshme të vitit 2020.

Ajo vjen gjithashtu përpara samitit të vendeve të BRICS-it, që do të zhvillohet në Nju Delhi më 12 dhe 13 shtator dhe ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti kinez Xi Jinping.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme indiane, Randhir Jaiswal, tha se India i konsideron çështjet që lidhen me zonat kufitare me Kinën si shumë serioze.

Ai theksoi se gjendja e kufirit do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në gjendjen e marrëdhënieve më të gjera mes dy vendeve.

Ministria e Jashtme kineze deklaroi se situata aktualisht përgjatë kufirit është “përgjithësisht e qëndrueshme”.

Pekini tha gjithashtu se të dyja vendet kanë rënë dakord të vazhdojnë komunikimin përmes kanaleve diplomatike dhe ushtarake dhe të bashkëpunojnë për ruajtjen e paqes në zonat kufitare.

Sipas raportimeve të medias indiane “ThePrint”, në fund të korrikut patrullat e ushtrive indiane dhe kineze u përballën pranë Taksingut, një fshat i largët në distriktin Upper Subansiri të Arunachal Pradesh, në kufi me Tibetin.

Kina pretendon se Arunachal Pradesh, të cilin e quan Zangnan, është pjesë e Tibetit jugor.

India e kundërshton këtë pretendim dhe e konsideron shtetin pjesë integrale dhe të pandashme të territorit të saj.

Sipas raportimeve, përballja ndodhi rreth 2,5 kilometra brenda territorit të kontrolluar nga India.

Trupat kineze më pas u tërhoqën, por në fillim të gushtit u rikthyen në zonë dhe ngritën disa tenda.

Autoritetet indiane mohojnë tensionet e reja

Një organizatë lokale e banorëve i kishte dërguar më 26 korrik një letër autoriteteve, ku pretendonte se personeli kinez po zgjeronte me shpejtësi praninë e tij dhe po “zinte vende të reja dhe të rëndësishme” në zonën kufitare.

Megjithatë, një zëdhënës i mbrojtjes indiane për Arunachal Pradesh i hodhi poshtë këto raportime, duke i cilësuar “të pabazuara dhe të pakonfirmuara”. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.