⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,732 ▼ -0.05% ETH $2,234 ▲ +0.1% XRP $1.1590 ▼ -3% SOL $89.5300 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Iraku po eksporton naftë drejt Evropës përmes Sirisë

DAMASK, 28 korrik, /ATSH-DPA/ – Iraku ka eksportuar rreth 2,1 milionë tonë naftë drejt Evropës që nga muaji prill, duke përdorur një rrugë tokësore përmes Sirisë dhe më pas transportin detar në Mesdhe.

Kjo zgjidhje u përdor si alternativë për shkak të bllokimeve të përsëritura në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryetari i kompanisë shtetërore siriane të naftës, Ahmed Qubbaji, i cili deklaroi se numri i autobotëve që transportojnë naftën është rritur nga vetëm 10 në rreth 1 000 në ditë.

Sipas tij, ngarkesat përbëhen kryesisht nga naftë e rëndë.

Për shkak të pasigurisë në Ngushticën e Hormuzit, vendet e Gjirit kanë kërkuar prej muajsh rrugë alternative për të dërguar naftën dhe produktet e saj në tregjet ndërkombëtare.

Përveç transportit rrugor, disa tubacione drejt Detit të Kuq dhe Mesdheut janë tashmë në funksion ose po planifikohen.

Iraku mbetet shumë i varur nga eksportet e naftës, të cilat në kushte normale sigurojnë mbi 90% të të ardhurave të qeverisë.

Bashkë me Turqinë, edhe Siria po fiton rëndësi si korridor tranziti për energjinë, megjithëse transporti tokësor është më i kushtueshëm, më i ndërlikuar dhe më i rrezikshëm për shkak të kërcënimit nga sulmet ndaj mjeteve të transportit.

Sipas Ahmed Qubbajit, Siria nuk synon të zëvendësojë rolin e Ngushticës së Hormuzit, por të rikthejë pozicionin e saj si një korridor strategjik për transportin e energjisë nga vendet e Gjirit dhe Iraku drejt tregjeve ndërkombëtare.

Kjo po ndodh pas përfundimit të luftës civile 13-vjeçare në Siri, e cila mori fund me rrëzimin e regjimit të Bashar al-Assad në dhjetor 2024./ /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.