☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.44 ▼0.09%
ARI 4,074 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,911 ▼ -4.68% ETH $2,240 ▼ -6.27% XRP $1.1865 ▼ -9.4% SOL $90.1100 ▼ -5.61%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.44 ▼0.09 % ARI 4,074 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.44 ▼0.09 % ARI 4,074 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Irani sinjalizon mundësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit

TEHERAN, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka lënë të hapur mundësinë e rihapjes së Ngushticës strategjike të Hormuzit, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA.

Megjithatë, Pezeshkian e ka lidhur këtë hap me ndalimin e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane dhe përfundimin e veprimeve ushtarake të SHBA-së kundër Iranit.

Deklarata u bë gjatë një interviste për televizionin indian “India Today”.

Sipas ISNA-s, intervista e plotë pritet të publikohet më vonë nga zyra e presidentit iranian.

Pezeshkian tha gjithashtu se Irani dhe Omani pritet të nënshkruajnë të hënën në Muskat një marrëveshje për krijimin e rrugëve të reja të lundrimit përmes ngushticës së Hormuzit.

Në ceremoninë e nënshkrimit pritet të marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të vendeve arabe që kufizohen me Gjirin.

Sipas presidentit iranian, marrëveshja do t’i paraqitet më pas Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO).

Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit.

Para përshkallëzimit të konfliktit, përmes saj kalonte rreth 20% e tregtisë globale të energjisë.

Teherani e ka bllokuar në praktikë kalimin përmes ngushticës duke ndërmarrë sulme dhe duke kërcënuar anijet, ndërsa SHBA-ja ka vendosur një bllokadë detare ndaj porteve iraniane, krahas sanksioneve ekonomike, me synimin për të detyruar Iranin të rihapë korridorin.

Pezeshkian ndodhet aktualisht në Indi, ku po merr pjesë në samitin e BRICS.

Përveç Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, në grup bëjnë pjesë edhe Arabia Saudite, Irani, Egjipti, Etiopia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indonezia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.