🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 84.98 ▼2.39%
ARI 4,710 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,940 ▲ +1.53% ETH $2,480 ▲ +0.58% XRP $1.4787 ▼ -3.02% SOL $96.8600 ▲ +1.42%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.98 ▼2.39 % ARI 4,710 ▲0.63 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.98 ▼2.39 % ARI 4,710 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kremlini: Sulmet ukrainase ndaj Rusisë vetëm sa do ta zgjasin luftën

MOSKË, 9 korrik /ATSH-AFP/- Kremlini deklaroi sot se intensifikimi i sulmeve ukrainase në territorin rus nuk do ta afrojë fundin e luftës, por përkundrazi do ta zgjasë atë. Reagimi erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se këto sulme mund ta shtyjnë Moskën të negociojë për përfundimin e konfliktit.

“Sa më shumë që regjimi i Kievit të godasë infrastrukturën tonë, aq më shumë do të detyrohemi të zgjerojmë zonën e sigurisë përgjatë vijës së frontit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se “një përshkallëzim i ri mund ta zgjasë operacionin ushtarak special”, duke përdorur termin me të cilin Rusia i referohet ofensivës së saj ushtarake në Ukrainë, e nisur në shkurt të vitit 2022.

Një ditë më parë, Donald Trump kishte deklaruar se “përshkallëzimi” i sulmeve ukrainase mund “të ndihmojë për të arritur fundin e luftës”, duke lënë të kuptohet se presioni ushtarak ndaj Rusisë mund ta shtyjë atë drejt negociatave.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shpreh se “rusët e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbrojnë hapësirën e tyre ajrore”. Sipas tij, Uashingtoni shpreson që kjo situatë “të krijojë kushtet e nevojshme për të negociuar përfundimin e kësaj lufte”.

Nga ana tjetër, Peskov foli për ato që i quajti “gabime në vlerësim” nga ana e Uashingtonit, sipas të cilave përshkallëzimi dhe presioni ushtarak mund të favorizojnë rikthimin në rrugën e zgjidhjes paqësore.

“Ky është një vlerësim i gabuar. Për këtë arsye, rritja e tensioneve dhe veprimet që çojnë drejt përshkallëzimit nuk do të kontribuojnë në asnjë mënyrë në procesin e paqes”, theksoi ai.

Prej muajsh, Ukraina ka shtuar sulmet me dronë ndaj objektivave në territorin rus, duke goditur veçanërisht rafineritë e naftës, depot e karburantit dhe anijet transportuese në det. Këto sulme kanë shkaktuar mungesa të karburantit në disa zona të Rusisë.

Përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara për arritjen e një armëpushimi kanë mbetur në vendnumëro që nga fundi i muajit shkurt, kur shpërtheu lufta në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, pavarësisht mbështetjes së ripërtërirë që Donald Trump i dha Ukrainës gjatë samitit të fundit të NATO-s, Kremlini deklaroi se vazhdon të shohë nga ana e Uashingtonit “një vullnet për të kontribuar në krijimin e një procesi paqeje”./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.