☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,449 ▼0.73%
DOW 52,207 ▼1.36%
NASDAQ 25,655 ▼0.63%
NAFTA 75.69 ▲7.45%
ARI 4,048 ▼2.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $61,918 ▼ -3.29% ETH $1,728 ▼ -3.96% XRP $1.0787 ▼ -4.4% SOL $77.0000 ▼ -6.33%
S&P 500 7,449 ▼0.73 % DOW 52,207 ▼1.36 % NASDAQ 25,655 ▼0.63 % NAFTA 75.69 ▲7.45 % ARI 4,048 ▼2.64 % S&P 500 7,449 ▼0.73 % DOW 52,207 ▼1.36 % NASDAQ 25,655 ▼0.63 % NAFTA 75.69 ▲7.45 % ARI 4,048 ▼2.64 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – OBSH paralajmëron: Rastet globale të kancerit mund të dyfishohen deri në vitin 2050

GJENEVË, 8 korrik /ATSH-DPA/- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se numri i rasteve të reja me kancer në botë, mund të rritet në 35 milionë në vit deri në vitin 2050, nga 20,6 milionë raste të regjistruara në vitin 2024, nëse vendet nuk marrin masa urgjente.

Sipas Raportit Global të Kancerit 2026 të OBSH-së, rreth 92% e popullsisë botërore do të preket nga kanceri gjatë jetës, ose mund të sëmuret vetë, ose mund të ketë një person shumë të afërt në familje (si prind, bashkëshort, fëmijë, vëlla/motër) që diagnostikohet me kancer.

Raporti nxjerr në pah pabarazitë e mëdha në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit në vende të ndryshme. 

Shkalla e mbijetesës nga kanceri i gjirit është rreth 85% në vendet e pasura, ndërsa në vendet më të varfra arrin vetëm rreth 40%. 

Vetëm 39% e vendeve ofrojnë akses edhe në trajtimet bazë për pacientët me kancer.

Eksperti i OBSH-së, André Ilbawi, tha se debati shpesh përqendrohet te teknologjitë e reja, trajtimet moderne dhe shpresat e reja, por ky nuk është realiteti për shumë njerëz në botë, të cilët “po lihen ende pas dore”.

“Kanceri është një sëmundje thellësisht personale, dhe mund të prekë këdo. Por mbijetesa nga kanceri nuk duhet të varet kurrë nga vendi ku një person ka lindur apo nga të ardhurat e tij”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Raporti thekson se një diagnozë me kancer shkakton shpesh stres të madh psikologjik për pacientët dhe familjet e tyre, ndërsa sëmundja është gjithashtu një nga shkaqet kryesore të falimentimit financiar për shkak të shpenzimeve mjekësore. 

Më shumë se gjysma e pacientëve dhe familjeve të tyre përballen me kosto shëndetësore katastrofike.

Ndër faktorët kryesorë të rrezikut, OBSH vëren se pirja e duhanit ka rënë, me 27% krahasuar me vitin 2010. 

Megjithatë, përparimi në uljen e konsumit të alkoolit ka qenë i kufizuar, ndërsa obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik vazhdojnë të rriten.

“Problemi kryesor nuk është më mungesa e njohurive, por hendeku mes asaj që dimë dhe asaj që bëjmë”, thuhet në raportin e OBSH-së. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.