Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 92.82 ▼3.39%
ARI 4,387 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,200 ▲ +4.78% ETH $2,713 ▲ +5.35% XRP $1.4854 ▲ +7.87% SOL $115.6900 ▲ +6.98%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 92.82 ▼3.39 % ARI 4,387 ▼0.86 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 92.82 ▼3.39 % ARI 4,387 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Pas të 50-ave: më shumë kujdes për veten, më pak rëndësi gjykimit të të tjerëve

– Pas moshës 50 vjeç, shumë njerëz hyjnë në një fazë të re të jetës, ku dëshira për t’iu përgjigjur pritshmërive të të tjerëve zbehet dhe rritet nevoja për të kuptuar se çfarë duan realisht për veten, shkruan salute.eu.

Sipas mental coach Alessandra Bitelli, eksperte e mirëqenies së grave, me kalimin e viteve kriteri i zgjedhjeve nuk është më dëshira për të kënaqur apo për t’u provuar të tjerëve diçka, por aftësia për të kuptuar se çfarë ia vlen të mbahet dhe çfarë duhet lënë pas.

Më shumë përvojë, zgjedhje më të vetëdijshme

Përvoja e grumbulluar përmes gabimeve, zhgënjimeve dhe vështirësive ndihmon në dallimin mes situatave dhe njerëzve që konsumojnë energjinë dhe atyre që e rikthejnë atë.
Në moshë të re, zgjedhjet shpesh ndikohen nga dëshirat dhe pritshmëritë e të tjerëve. Më pas, përgjegjësitë familjare dhe profesionale mund të bëjnë që aspiratat personale të shtyhen në plan të dytë.

Pas të 50-ave, për shumë njerëz shfaqet dëshira për të parë jetën nga një këndvështrim tjetër. Ndryshimi i punës, përfundimi i marrëdhënieve që nuk sjellin më mirëqenie, mësimi i diçkaje të re apo rikthimi te pasionet e lëna pezull janë disa nga zgjedhjet që mund të rikthehen në vëmendje.

Kjo fazë mund të shërbejë për të rizbuluar veten, për të zbuluar interesa të reja dhe për të krijuar një marrëdhënie më autentike me jetën.

Të çlirohesh nga gjykimi i të tjerëve

Sipas Bitellit, një hap i rëndësishëm është çlirimi nga pesha e gjykimit të të tjerëve. Për këtë, ajo propozon katër pyetje: Çfarë mund të lë pas pa keqardhje? Ku po investoj energji që nuk më kthehet? Cila zgjedhje do të më bënte të ndihesha më në përputhje me veten?

Dhe çfarë dua të filloj të bëj për veten në muajt e ardhshëm?

Jo çdo gjë e ndërtuar gjatë jetës duhet të ruhet përgjithmonë. Lënia pas e diçkaje që nuk sjell më qetësi mund të krijojë hapësirë për përvoja të reja.

Aktiviteti fizik lidhet me mirëqenien

Për të përfituar nga kjo fazë e jetës, rëndësi të veçantë ka edhe ruajtja e shëndetit fizik. Një studim i kryer nga Chia-Yi Christian Hospital në Tajvan, te më shumë se 2300 të rritur të shëndetshëm me stile të ndryshme jetese, ka gjetur se personat që kryejnë aktivitet fizik më rregullisht priren të raportojnë nivele më të larta kënaqësie me jetën, dhe kjo lidhje duket se forcohet me moshën.

Aktiviteti fizik i rregullt sjell përfitime për kontrollin e peshës, funksionimin fizik, metabolizmin dhe parandalimin e disa sëmundjeve. Ai lidhet gjithashtu me përvoja emocionale më pozitive dhe me një perceptim më personal të cilësisë së jetës.

Sipas të dhënave të përmendura, ndikimi mund të lidhet si me përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe rritjen e forcës fizike, ashtu edhe me uljen e gjendjeve ankthioze dhe depresive. Këto efekte janë raportuar më të theksuara te gratë.

Stresi nuk është faktori i vetëm

Nga ana tjetër, stresi mund të mos jetë përcaktuesi kryesor i mënyrës se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre. Epidemiologia Mai Stafford, nga University College London, në një studim me më shumë se 7500 persona të moshës 45 deri në 60 vjeç, nuk gjeti lidhje të rëndësishme mes kënaqësisë personale dhe niveleve të kortizolit në pështymë, hormon që rritet në situata stresuese.

Kjo sugjeron se, përtej përpjekjes për të shmangur stresin, rëndësi mund të ketë zhvillimi i një vetëdijeje më të madhe për nevojat dhe dëshirat personale, duke e parë mirëqenien si një ndërthurje të shëndetit fizik dhe atij psikologjik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.