🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,035 ▲ +0.29% ETH $1,880 ▲ +0.09% XRP $1.0033 ▲ +0.03% SOL $75.2800 ▼ -0.32%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220.000 efektivë për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë

VARSHAVË, 15 gusht /ATSH -AA/ Ushtria e Polonisë është rritur në më shumë se 220.000 efektivë, ndërsa vendi synon të forcojë forcat e armatosura përballë kërcënimeve në rritje ndaj sigurisë në gjithë Evropën, raportoi të premten TVP World.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se ushtria e vendit ka më shumë se 220.000 efektivë në shërbim aktiv, përfshirë rreth 156.000 ushtarë profesionistë dhe 40.000 pjesëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale, sipas transmetuesit.

Polonia synon të krijojë një ushtri prej 500.000 efektivësh deri në vitin 2039, e përbërë nga rreth 250.000 trupa operative, 50.000 pjesëtarë të Forcave të Mbrojtjes Territoriale dhe 200.000 rezervistë, raportoi transmetuesi.

Numri i efektivëve në shërbim aktiv është rritur me rreth 5.000 që nga fillimi i vitit, ndërsa vendi synon të rrisë rekrutimin dhe trajnimin ushtarak.

Nismat përfshijnë gjithashtu programe të edukimit ushtarak dhe trajnime njëditore për civilët.

Qeveria synon të forcojë gjithashtu gatishmërinë civile përmes programit mbarëkombëtar “Gjithmonë të gatshëm”, i nisur në fund të vitit 2025 dhe i zgjeruar në vitin 2026.

Programi ofron trajnime vullnetare për ndihmën e parë, aftësitë e mbijetesës, reagimin ndaj emergjencave dhe sigurinë kibernetike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.