🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.43 ▲0.35%
ARI 3,958 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,334 ▲ +0.63% ETH $2,279 ▲ +1.07% XRP $1.2694 ▲ +1.33% SOL $92.1300 ▼ -0.05%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.43 ▲0.35 % ARI 3,958 ▲0.44 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.43 ▲0.35 % ARI 3,958 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Putini: Rusia do të përgjigjet ndaj çdo sekuestrimi të anijeve të saj tregtare nga BE-ja

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se vendi i tij do t’i “përgjigjet në të njëjtën mënyrë” sekuestrimit të anijeve të tij tregtare nga vendet e Bashkimit Evropian, duke i përcaktuar planet e tilla si “asgjë më shumë se pirateri dhe grabitje.

“Nëse kjo fillon të zbatohet në praktikë, ne do të jemi të detyruar të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”, tha Putin ndërsa merrte pjesë në fazat përfundimtare të stërvitjeve të Flotës së Paqësorit të Rusisë në qytetin Yuzhno-Sakhalinsk në rajonin Sakhalin të Lindjes së Largët të vendit.

Putini tha se Rusia sheh se autoritetet në disa vende të BE-së që përpiqen të kufizojnë lëvizjen e anijeve të saj tregtare “në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar detar”. Ai argumentoi se këto vende madje kanë menduar t’i sekuestrojnë dhe të shesin pronën, për të cilën ai tha se “ata na e vodhën neve”.

“Kjo sigurisht nuk është asgjë më pak se pirateri dhe grabitje”, tha Putini duke shtuar se përgjigjja e Rusisë nuk do të ndodhë domosdoshmërisht në ujërat ku ndodhin sekuestrimet, por “kudo që ne e gjykojmë të nevojshme dhe të përshtatshme, kudo, përfshirë në Paqësor”. )os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.