☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,716 ▲0.53%
DOW 53,620 ▲0.29%
NASDAQ 26,434 ▲1.16%
NAFTA 82.31 ▲0.1%
ARI 4,651 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,053 ▲ +2.88% ETH $2,512 ▲ +2.87% XRP $1.4576 ▲ +6.14% SOL $106.6500 ▲ +11.55%
S&P 500 7,716 ▲0.53 % DOW 53,620 ▲0.29 % NASDAQ 26,434 ▲1.16 % NAFTA 82.31 ▲0.1 % ARI 4,651 ▼0.05 % S&P 500 7,716 ▲0.53 % DOW 53,620 ▲0.29 % NASDAQ 26,434 ▲1.16 % NAFTA 82.31 ▲0.1 % ARI 4,651 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet!

Shefi i NATO-s Mark Rutte refuzoi të komentojë paralajmërimin më të fundit të presidentit Donald Trump se mund të rishqyrtojë rolin e SHBA-së në Aleancë, pasi kritikoi aleatët që nuk mbështetën luftën e tij në Iran shkruan Politico.

Presidenti amerikan  i quajti vendet e NATO “shumë budallenj” për refuzimin e kërkesave të tij për mbështetje ushtarake në sigurimin e rrugës tregtare jetike të Strait of Hormuz.

Si pasojë, ai tha se ”rishikimi i rolit të SHBA-së në aleancën që ajo vetë ka themeluar është “sigurisht diçka për t’u menduar”.

Por i pyetur për këtë deklaratë, Rutte shmangu përgjigjen: “Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, kam qenë në kontakt me shumë aleatë. Të gjithë biem dakord, sigurisht, që ngushtica duhet të rihapet,” tha ai.

“Ajo që di është se aleatët po punojnë së bashku duke diskutuar se si ta bëjnë këtë,” u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në një stërvitje ushtarake të NATO-s në Norvegji.

“Cila është mënyra më e mirë për ta bërë? Ata po punojnë kolektivisht për të gjetur një zgjidhje.”
Sekretari i Përgjithshëm synon të qetësojë Trump-in — një skeptik i kahershëm i NATO-s — duke shmangur njëkohësisht mbështetjen e plotë të një lufte që është jashtë fushës së veprimit të NATO-s dhe që është kritikuar gjerësisht nga aleatë të tjerë.

Megjithatë, komentet e fundit tregojnë edhe një ndryshim në qëndrimin e Rutte-s, pasi vende si Spanja kundërshtuan më herët deklaratën e tij se lufta gëzonte “mbështetje të gjerë” nga aleatët e NATO-s.

Ish-kryeministri holandez këtë herë shmangu lavdërimin e luftës dhe nuk përmendi mbështetje evropiane për konfliktin.

Deri tani, SHBA nuk ka bërë kërkesa konkrete për ndihmë nga NATO, por disa aleatë individualë si Estonia kanë ofruar të dërgojnë pajisje dhe mjete detare për të ndihmuar në mbajtjen e hapur të Ngushticës së Hormuzit, pasi Irani ka bllokuar praktikisht transportin në këtë pikë kyçe, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës botërore.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.