☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.29 ▼1.92%
ARI 4,027 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,829 ▼ -0.8% ETH $2,307 ▼ -1.67% XRP $1.2901 ▼ -0.68% SOL $100.2300 ▼ -1.39%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.29 ▼1.92 % ARI 4,027 ▲0.48 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.29 ▼1.92 % ARI 4,027 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Kosova U15 me tri fitore në FIFA U15 World Cup & Festival në Baku, Nallbani i kënaqur me paraqitjet




October 26, 2026

Kosova U15 me tri fitore në FIFA U15 World Cup & Festival në Baku, Nallbani i kënaqur me paraqitjet


Kombëtarja e Kosovës U15 e ka përmbyllur fazën e parë të FIFA U15 World Cup & Festival në Baku të Azerbajxhanit me tri fitore dhe dy humbje. Përzgjedhësi Ilir Nallbani është shprehur i kënaqur me paraqitjet dhe angazhimin e futbollistëve të rinj, shkruan faqja zyrtare e FFK-së.

Dardanët e rinj kanë shënuar fitore ndaj Afrikës së Jugut, Maldiveve dhe Anguilës, ndërsa janë mposhtur nga Estonia dhe Franca.

Pavarësisht konkurrencës së fortë, futbollistët e Kosovës kanë treguar paraqitje të mira, duke fituar përvojë të rëndësishme në këtë ngjarje ndërkombëtare, e cila për herë të parë është organizuar nga FIFA për grupmoshën U15.

Përzgjedhësi Ilir Nallbani vlerësoi angazhimin e lojtarëve gjatë ndeshjeve, duke theksuar se ekipi ka pasur mundësi të marrë rezultate edhe më të mira.

“Jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e të gjithë futbollistëve. Që në ndeshjen e parë ndaj Estonisë, djemtë treguan performancë shumë të mirë dhe me pak më shumë fat, mund ta kishim fituar atë takim. Edhe ndaj Francës ndonëse pësuam dy gola kemi pasur paraqitje të mirë”, ka thënë Nallbani.

Ai theksoi se pjesëmarrja në këtë turne është një mundësi e veçantë për zhvillimin e futbollistëve të rinj, të cilët po përballen me një format të ri garash dhe me ndeshje të shpeshta.

“Për djemtë kjo është një përvojë shumë e mirë. Është hera e parë që organizohet një kampionat botëror i tillë për këtë grupmoshë dhe po mundohemi ta shfrytëzojmë maksimalisht çdo ditë të qëndrimit në Baku. Futbollistët janë përshtatur mirë dhe po tregojnë angazhim të madh”, ka shtuar përzgjedhësi i Kosovës U15.

Nallbani bëri të ditur se pas përfundimit të fazës së parë, Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e radhës përmes shortit, ndërsa në ditët në vijim e presin edhe pesë ndeshje të tjera, deri të premten, kur do të përcaktohen fituesit e grupeve.

Synimi i Dardanëve të rinj është që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të fituar sa më shumë përvojë dhe të arrijnë një klasifikim sa më të mirë në këtë festival botëror të futbollit U15.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.