FOKUS – Rutte: Rusia po na teston në mbarë Evropën përmes sabotimit dhe shkeljeve të hapësirës ajrore
BERLIN, 1 tetor /ATSH -AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha sot se Rusia po “na teston në të gjithë Evropën” përmes shkeljeve të hapësirës ajrore, zjarrvënies, sabotimit dhe veprimeve të tjera armiqësore, por theksoi se Moska po dështon në frikësimin e aleancës.p
“Ne e shohim Rusinë duke na testuar në të gjithë Evropën, shkelje të hapësirës ajrore, zjarrvënies, sabotimit”, tha Rutte në një konferencë të përbashkët për mediat me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin holandez Rob Jetten në Munster të Gjermanisë.
“Ndërsa nuk shohim ndonjë sulm të afërt ushtarak kundër NATO-s, duhet të jemi të përgatitur që fushata e veprimeve armiqësore e Rusisë kundër aleatëve të vazhdojë. Ne të gjithë duhet të mbetemi vigjilentë. Ne të gjithë duhet të mbetemi të vëmendshëm”, tha ai.
Rutte akuzoi Kremlinin se po kërkon të përçajë aleatët e NATO-s dhe t’i bëjë presion atyre që të zvogëlojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën. “Mesazhi ynë është i qartë: qëndroni të qetë, vazhdoni punën dhe vazhdoni mbështetjen për Ukrainën”, tha ai.
Shefi i NATO-s theksoi se aleanca ka aftësitë për të mbrojtur “çdo centimetër të territorit aleat” dhe mbetet e përgatitur për t’iu përgjigjur kërcënimeve. Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Rutte tha se presidenti rus Vladimir Putin po paguan “çmim të madh” për konfliktin.
“Putini po dërgon dhjetëra e mijëra rusë të rinj drejt vdekjes çdo muaj dhe për asgjë. Ai po dështon në fushën e betejës dhe po dështon të na frikësojë”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.