☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.39 ▼3.75%
ARI 4,210 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,340 ▲ +2.78% ETH $2,744 ▲ +1.59% XRP $1.5393 ▲ +3.09% SOL $122.0000 ▲ +3.39%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.39 ▼3.75 % ARI 4,210 ▲0.17 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.39 ▼3.75 % ARI 4,210 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Shqipëria, Greqia dhe MV bashkojnë përpjekjet për Prespën e Madhe drejt UNESCO-s

– Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut po bashkojnë përpjekjet për të përfshirë liqenin e Prespës së Madhe në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në një nismë të përbashkët që synon mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të tij natyrore dhe kulturore, sipas https:/

Nisma, e cila fillimisht u ndërmor nga Greqia në vitin 2014, pritet të marrë një dimension të ri përmes bashkëpunimit të tre vendeve që ndajnë liqenin ndërkufitar.

Procesi mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian, i cili, përveç mbështetjes politike, ka vendosur të financojë studimet e para të nevojshme për përgatitjen e kandidaturës.

Ministrat e Kulturës së tre vendeve, Lina Mendoni e Greqisë, Blendi Gonxhja i Shqipërisë dhe Sedat Sulejmani i Maqedonisë së Veriut, pritet të takohen më 9 tetor në Prespë, në prani të kreut të misionit diplomatik të Komisionit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas.

Takimi synon të përcaktojë hapat e mëtejshëm për avancimin e procesit dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta për përfshirjen e Prespës së Madhe në listën e UNESCO-s.

Sipas palës evropiane, bashkëpunimi i tre vendeve ka rëndësi jo vetëm për mbrojtjen e një pasurie të rëndësishme natyrore dhe kulturore, por edhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Nisma pritet të sjellë më shumë vëmendje ndërkombëtare ndaj Prespës dhe të krijojë mundësi për mbrojtjen e trashëgimisë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e turizmit.

Ministri shqiptar i Kulturës ka vlerësuar se ndikimi i kësaj nisme shkon përtej vetë kandidaturës për UNESCO-n, duke theksuar mundësitë për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të zonës, zhvillimin e turizmit cilësor dhe krijimin e perspektivave të reja për komunitetet lokale.

Kandidatura e Prespës nuk është një ide e re.

Më 16 janar 2014, pala greke e paraqiti zyrtarisht Prespën në listën e UNESCO-s, që përbën fazën fillestare për përgatitjen e një dosjeje të plotë kandidimi.

Propozimi parashikonte që Prespa të konsiderohej një pasuri e përzier natyrore dhe kulturore. Vlerat natyrore lidhen me liqenet, biodiversitetin dhe ekosistemin e zonës, ndërsa vlerat kulturore përfshijnë monumente të periudhave bizantine dhe pasbizantine, mes të cilave spikasin edhe kishëzat dhe vendbanimet eremitike të ndërtuara në brigjet e thepisura të liqenit.

Bashkëpunimi ndërmjet tre vendeve për mbrojtjen e Prespës ka një histori më të gjatë. Në vitet 2000 dhe 2009 u zhvilluan takime trepalëshe në nivel kryeministrash, ku u diskutuan dhe u dakordësuan iniciativa të përbashkëta për mbrojtjen e ligatinës dhe ekosistemit të Prespës.

Zona e Prespës së Madhe është një nga hapësirat më të rëndësishme natyrore ndërkufitare në rajon.

Liqeni ndahet mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe përbën pjesë të një ekosistemi të pasur me biodiversitet dhe vlera të rëndësishme historike e kulturore.

Ligatina e Prespës është tashmë subjekt i mekanizmave ndërkombëtarë të mbrojtjes.

Zona mbulohet nga konventa ”Ramsar” për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare, ndërsa në kuadër të Bashkimit Evropian dhe vendeve përkatëse zbatohet edhe rrjeti NATURA 2000 për mbrojtjen e habitateve dhe specieve me rëndësi të veçantë.

Përfshirja eventuale në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s do të kërkojë përgatitjen dhe vlerësimin e një dosjeje të përbashkët, në përputhje me kriteret dhe procedurat e organizatës ndërkombëtare.

Nisma trepalëshe synon që Prespa e Madhe të shndërrohet në një shembull të bashkëpunimit ndërkufitar për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, duke lidhur mbrojtjen e mjedisit me zhvillimin e qëndrueshëm të zonës dhe promovimin e saj si destinacion turistik./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.