🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,773 ▼0.36%
DOW 51,002 ▼0.35%
NASDAQ 27,366 ▼0.63%
NAFTA 92.78 ▲5.1%
ARI 4,140 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,242 ▼ -2.48% ETH $2,452 ▼ -4.4% XRP $1.3526 ▼ -5.55% SOL $109.1200 ▼ -6.38%
S&P 500 7,773 ▼0.36 % DOW 51,002 ▼0.35 % NASDAQ 27,366 ▼0.63 % NAFTA 92.78 ▲5.1 % ARI 4,140 ▼0.01 % S&P 500 7,773 ▼0.36 % DOW 51,002 ▼0.35 % NASDAQ 27,366 ▼0.63 % NAFTA 92.78 ▲5.1 % ARI 4,140 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Steinmeier & Macron: Nëse Gjermania dhe Franca nuk janë së bashku, Evropa nuk mund të ecë përpara

PARIS, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka rikonfirmuar se Gjermania do të vazhdojë të luajë një rol kyç në Evropë, pavarësisht rezultateve të fundit zgjedhore, në të cilat partia e ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) fitoi në dy lande.

Pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, Steinmeier deklaroi se gjermanët do të vazhdojnë të jenë evropianë të përkushtuar, pavarësisht ndryshimeve ekonomike, politike dhe veçanërisht në politikën e sigurisë.

Ai theksoi se Gjermania mund të jetë e suksesshme vetëm si një vend evropian, i integruar ngushtë në Bashkimin Evropian.

Presidenti Macron nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit franko-gjerman për të ardhmen e Evropës.

Sipas tij, nëse Gjermania dhe Franca nuk ecin përpara së bashku, Evropa nuk mund të ecë përpara.

Ai theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është i rëndësishëm për forcimin e demokracive në një kohë kur teoritë konspirative dhe skepticizmi po fitojnë terren.

Dy presidentët u takuan në kuadër të një vizite që mund të konsiderohet edhe si një vizitë e dyfishtë lamtumire, pasi të dy pritet të largohen nga detyra vitin e ardhshëm.

Steinmeier tha se situata është e vështirë për të dyja vendet.

Vizita e tij në Francë përkoi me një valë protestash të nxënësve në mbarë vendin.

Sipas tij, shoqëritë po bëhen gjithnjë e më të polarizuara dhe forcat radikale po fuqizohen, duke e bërë më të vështirë formimin dhe qeverisjen e qeverive.

Ai shtoi se edhe reformat janë bërë më të vështira, në një koment që dukej se i referohej qeverisë gjermane.

Qeveria e kancelarit Friedrich Merz po përpiqet të miratojë një paketë të gjerë reformash në fushën e taksave, tregut të punës dhe pensioneve, me synimin për të nxitur ekonominë gjermane, e cila po përballet me dobësim të ritmit të rritjes./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.