☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 13 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.21 ▼2.47%
ARI 4,407 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,440 ▼ -0.12% ETH $1,888 ▲ +0.3% XRP $1.0090 ▲ +0.39% SOL $76.2000 ▲ +0.77%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.21 ▼2.47 % ARI 4,407 ▼1.35 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.21 ▼2.47 % ARI 4,407 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

STOKHOLM, 13 gusht /ATSH-AFP/ -Parlamenti suedez miratoi sot uljen e moshës së përgjegjësisë penale nga 15 në 14 vjeç, vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Në votimin në Riksdag, 281 deputetë votuan pro, përfshirë edhe deputetë të opozitës socialdemokrate, ndërsa 66 votuan kundër.

Qeveria e djathtë suedeze, e cila është në minorancë dhe mbështetet nga partia e ekstremit të djathtë Demokratët e Suedisë (SD), e ka luftën kundër kriminalitetit një nga prioritetet kryesore që prej ardhjes në pushtet në vitin 2022.

Fillimisht qeveria kishte propozuar që përgjegjësia penale të ulej deri në 13 vjeç, por e tërhoqi propozimin pasi nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme parlamentare.

Një raport ekspertësh i porositur nga qeveria rekomandoi më pas moshën 14 vjeç për veprat penale të rënda.

Vendimi është kundërshtuar nga një pjesë e madhe e institucioneve dhe organizatave të konsultuara gjatë procesit legjislativ.

Nga 126 autoritete dhe organizata joqeveritare, shumë prej tyre u shprehën kundër, përfshirë edhe policinë dhe administratën suedeze të burgjeve.

Ndryshimi nuk lidhet vetëm me moshën e përgjegjësisë penale.

Gjithashtu është ulur lehtësimi i dënimit për të miturit, çka do të thotë se personat nën 18 vjeç mund të përballen tashmë me dënime deri në 18 vjet burgim për veprat përkatëse.

Ligji i ri do të hyjë në fuqi më 10 shtator, vetëm tre ditë para zgjedhjeve parlamentare suedeze, të cilat do të zhvillohen më 13 . Sipas një sondazhi të “Demoskop”, të publikuar nga gazeta “Svenska Dagbladet”, diferenca mes dy blloqeve politike është përgjysmuar, nga 7,6 në 3,7 pikë përqindjeje.

Sipas sondazhit, partitë e qeverisë së bashku me të djathtën ekstreme do të merrnin 46,9%, ndërsa partitë opozitare 50,6% të votave. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.