☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.91 ▲0.43%
ARI 4,075 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,117 ▼ -5.19% ETH $2,241 ▼ -7.37% XRP $1.1910 ▼ -9.65% SOL $90.3000 ▼ -6.53%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.91 ▲0.43 % ARI 4,075 ▼0.93 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.91 ▲0.43 % ARI 4,075 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Vdes në burgun e Hagës ish-komandanti serbo-boshnjak Ratko Mladiç

– Ish-gjenerali serbo-boshnjak Ratko Mladiç, një nga figurat kryesore ushtarake të luftës në Bosnjë-Hercegovinë, ka vdekur në spitalin e burgut në Hagë, ku po vuante dënimin e përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ai ishte 84 vjeç, raportoi “Reuters”.

Lajmi për vdekjen e tij u raportua nga mediet shtetërore serbe dhe u konfirmua nga një zyrtar i Kombeve të Bashkuara.

Mladiç vdiq në spitalin e qendrës së paraburgimit të OKB-së në Hagë, ku ishte i burgosur.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm më 22 nëntor 2017 nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Gjykata e shpalli fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.

Vendimi lidhej veçanërisht me rolin e tij si komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republika Srpska gjatë luftës së Bosnjës, nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Gjykata e konsideroi atë përgjegjës për një sërë krimesh, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë në vitin 1995, persekutimin, vrasjet, dëbimet dhe transferimin e detyruar të civilëve, si dhe sulmet ndaj popullsisë civile të Sarajevës dhe marrjen peng të personelit të OKB-së.

Srebrenica dhe rrethimi i Sarajevës

Një nga elementet kryesore të aktgjykimit ishte përgjegjësia e Mladiç për gjenocidin në Srebrenicë, ku në korrik 1995 u vranë më shumë se 8 000 burra dhe djem boshnjakë myslimanë.

Masakra ndodhi në Srebrenicë, e cila në atë kohë ishte shpallur zonë e sigurt nga OKB-ja.

Gjykata e dënoi gjithashtu për rolin në fushatën e sulmeve ndaj civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, ku forcat nën komandën e tij kryen bombardime dhe sulme me snajperë ndaj popullsisë civile.

Dënimi u konfirmua në apel

Mladiç e apeloi vendimin, por më 8 qershor 2021, Dhoma e Apelit e Mekanizmit Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale konfirmoi dënimin e tij për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, si dhe burgimin e përjetshëm.

Ai ishte arrestuar në Serbi më 26 maj 2011, pas rreth 16 vitesh në arrati. Më 31 maj të po atij viti, u transferua në Hagë për t’u përballur me akuzat.

Gjatë viteve të fundit, gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.

Sipas raportimeve, ai kishte pësuar probleme të rënda shëndetësore, përfshirë goditje në tru dhe probleme kardiake, ndërsa kërkesat për lirimin e tij për arsye humanitare dhe shëndetësore ishin refuzuar.

Vdekja e Mladiç shënon fundin e jetës së një prej figurave më të rëndësishme dhe më të diskutueshme të luftërave në ish-Jugosllavi.

Ai ishte një nga komandantët kryesorë të forcave serbo-boshnjake gjatë luftës së Bosnjës, e cila zgjati nga 1992 deri në 1995 dhe shkaktoi dhjetëra mijëra viktima dhe zhvendosjen e një numri të madh civilësh. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.