🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.37 ▲1.44%
ARI 4,426 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,634 ▼ -0.44% ETH $2,489 ▲ +0.1% XRP $1.4131 ▲ +1.41% SOL $103.2200 ▼ -0.02%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.37 ▲1.44 % ARI 4,426 ▼0.3 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.37 ▲1.44 % ARI 4,426 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Vetëm tetë anije në ditë kalojnë Ngushticën e Hormuzit, rriten shqetësimet për tregtinë globale

TEHERAN, 7 gusht //ATSH -DPA/ – Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë globale, mbetet i kufizuar rëndë pavarësisht ndërprerjes së sulmeve të ndërsjella mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sipas të dhënave të kompanisë së inteligjencës tregtare Kpler, të siguruara nga dpa të premten, vetëm tetë anije kaluan të enjten përmes ngushticës.

Gjatë javës së fundit, mesatarisht rreth 13 anije në ditë kanë kaluar në këtë pikë strategjike mes brigjeve të Iranit dhe Omanit.

Gjatë periudhës kur ishte në fuqi një marrëveshje e përkohshme mes Iranit dhe SHBA-së, lundrimi në rajon përjetoi një fazë relative qetësie.

Megjithatë, pas dështimit të kësaj marrëveshjeje dhe rikthimit të bllokadave, kalimet e anijeve të mallrave të thata janë përgjysmuar, shkroi kompania e shërbimeve detare AXSMarine në platformën X.

“Rënia ka zhbërë pjesën më të madhe të rimëkëmbjes së pjesshme që u vu re pas armëpushimit të qershorit dhe ka bërë që ndërprerjet e mëtejshme të transportit detar në Gjirin Persik të jenë rreziku kryesor gjeopolitik për tregun e mallrave të thata”, theksoi kompania.

Bllokada e re detare amerikane po ndikon rëndë edhe mbi Iranin.

Sipas analizave të imazheve satelitore nga kompania Windward, prej disa kohësh asnjë anije nuk është ankoruar në Ishullin Kharg, qendra kryesore për eksportet iraniane të naftës.

Si Irani ashtu edhe SHBA-ja kanë deklaruar së fundmi se një marrëveshje për lundrimin në Ngushticën e Hormuzit mund të arrihet së shpejti.

Irani bëri të ditur se po zhvillon negociata të drejtpërdrejta me Omanin, shtetin që ndan kufirin detar me këtë ngushticë strategjike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.