🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.56 ▲1.04%
ARI 4,140 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,677 ▼ -1.08% ETH $2,398 ▼ -1.07% XRP $1.3018 ▼ -0.69% SOL $104.5900 ▼ -0.64%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.56 ▲1.04 % ARI 4,140 ▼0.49 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.56 ▲1.04 % ARI 4,140 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zelensky takon Witkoff në Oslo mes tensioneve në rritje Ukrainë-SHBA

KIEV, 20 tetor /ATSH-Ukrinform/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të takohet sot në Oslo me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe një nga personat kryesorë të Shtëpisë së Bardhë në përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, pritet të marrë pjesë në takim përmes një lidhjeje me video.

Në bisedime do të marrin pjesë gjithashtu kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store dhe presidenti finlandez, Alexander Stubb.

“Qëllimi është që përpjekjet diplomatike të rifillojnë në një drejtim më konstruktiv”, deklaroi Store, sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB.

Takimi zhvillohet në një kohë kur Trump po kritikon gjithnjë e më ashpër Ukrainën.

Së fundmi, ai i cilësoi si “turp” sulmet ukrainase me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës ruse të naftës, duke i fajësuar ato për çmimet e larta të energjisë në SHBA.

Kjo çështje po ndikon në perspektivat elektorale të partisë së tij konservatore përpara zgjedhjeve të rëndësishme për Kongresin amerikan, që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Zelensky ka shprehur ditët e fundit pakënaqësinë e tij për kufizimet që prekin shërbimin satelitor të internetit “Starlink”, në pronësi të kompanisë së Elon Musk, të cilin ushtria ukrainase e përdor për operacionet në vijën e frontit.

Ai ka shprehur gjithashtu shqetësim për vonesat në dërgimin e raketave amerikane.

Media amerikane “Axios” raportoi dje se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk kishte autorizuar dërgesat e raketave amerikane “Patriot” dhe të raketave të tjera për mbrojtjen ajrore, edhe pse ato ishin paguar tashmë nga vendet anëtare të NATO-s. Pentagoni e kundërshtoi këtë raportim.

Në një postim të publikuar sot në mëngjes në rrjetin social X, Zelensky tha se kishte zhvilluar një bisedë të rëndësishme me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Sipas Zelensky, gjatë bisedës u diskutua për nevojën e raketave që mund të interceptojnë dhe shkatërrojnë raketat balistike, paralajmërimin në kohë të sulmeve raketore ruse, rikthimin e shërbimit satelitor “Starlink”, si dhe për përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

“Jam mirënjohës për gatishmërinë e tij për të ndihmuar dhe për qëndrimin e tij të qartë”, shkroi Zelensky. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.