🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.64 ▲2.26%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,778 ▼ -1.77% ETH $2,254 ▼ -1.34% XRP $1.2539 ▲ +0.23% SOL $92.0300 ▼ -2.45%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zgjedhjet ndezin tensionet në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani, arrestohen mbi 1000 persona

ISLAMABAD, 27 korrik /ATSH-DPA/- Faza e parë e zgjedhjeve në rajonin e Kashmirit të administruar nga Pakistani nisi sot, pas disa javësh protestash që kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

Autoriteti lokal zgjedhor njoftoi se votuesit po drejtoheshin drejt qendrave të votimit në qarkun Mirpur, ndërsa zonat e tjera pritet të votojnë në fillim të gushtit.

Zgjedhjet në rajonin Azad Jammu dhe Kashmir, i cili kontrollohet nga Pakistani, kanë shkaktuar protesta të mëdha, të udhëhequra nga organizata Komiteti i Përbashkët i Veprimit Popullor (JAAC), e cila kërkon ndryshimin e ligjeve zgjedhore.

JAAC pretendon se më shumë se 40 protestues, kanë humbur jetën dhe të paktën 1000 persona janë arrestuar gjatë përplasjeve me forcat e sigurisë.

Një zëdhënës i policisë tha se gjashtë pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë.

Pakistani dhe India, të dyja vende me armë bërthamore, pretendojnë sovranitetin mbi të gjithë rajonin e Kashmirit dhe kanë zhvilluar tre luftëra për kontrollin e tij.

Përplasja e fundit lidhet me vendet e rezervuara në parlamentin lokal për refugjatët nga Kashmiri indian, që jetojnë në zonat nën administrimin e Pakistanit.

JAAC argumenton se këto vende i japin qeverisë qendrore në Islamabad shumë ndikim, për të ndërhyrë në çështjet lokale.

Qyteti Rawalakot është bërë qendra kryesore e protestave. Shkollat, tregjet dhe bankat janë mbyllur, ndërsa shërbimet e telefonisë celulare dhe internetit janë pezulluar.

Banorët janë gjendur mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, të cilët kanë ngritur pika të ndara kontrolli, duke kufizuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. /

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.