🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,594 ▲0.18%
DOW 52,197 ▲0.82%
NASDAQ 25,464 ▲0.1%
NAFTA 96.50 ▼7.32%
ARI 3,968 ▲1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,878 ▼ -1.54% ETH $2,246 ▼ -0.99% XRP $1.2368 ▼ -1.24% SOL $91.7700 ▼ -3.15%
S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 % S&P 500 7,594 ▲0.18 % DOW 52,197 ▲0.82 % NASDAQ 25,464 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼7.32 % ARI 3,968 ▲1.78 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zjarri i madh pyjor del jashtë kontrollit në lindje të Holandës

AMSTERDAM, 4 gusht /ATSH-DPA/- Një zjarr i madh pyjor, që ka përfshirë një rezervat natyror në lindje të Holandës, vijon të jetë jashtë kontrollit, pasi flakët kanë vazhduar të përhapën gjatë orëve të para të mëngjesit.

Rreth 250 zjarrfikës dhe helikopterë ushtarakë për shuarjen e zjarreve, janë angazhuar në operacion, njoftuan autoritetet e sigurisë.

Deri tani, zjarri ka përfshirë rreth 100 hektarë tokë. Një zëdhënës i autoriteteve tha se përpjekjet janë përqendruar në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Zjarri shpërtheu dje në rezervatin natyror “De Rosmolen”, pranë kufirit me Gjermaninë, për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar.

Erërat dhe temperaturat e larta, bënë që flakët të përhapeshin me shpejtësi në majat e pemëve.

Qindra zjarrfikës luftuan me flakët gjatë gjithë natës. Banorëve të zonës u është kërkuar të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert për shkak të tymit të dendur.

Përkohësisht u pezullua edhe qarkullimi hekurudhor mes Boxmeer dhe Venray.

Era e fortë e tymit është përhapur edhe në anën gjermane të kufirit, duke shqetësuar banorët e distriktit Kleve, sipas shërbimit lokal zjarrfikës.

Autoritetet gjermane thanë se ndikimi i tymit ndryshon në varësi të drejtimit dhe shpejtësisë së erës, por theksuan se nuk ka rrezik për popullsinë.

Deri më tani, shërbimi zjarrfikës i Holandës nuk ka kërkuar ndihmë shtesë, por zjarrfikësit në Kleve janë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme.

Si masë paraprake, edhe banorëve të Kleves u është rekomanduar të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.