☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Fondi i solidaritetit/ Europa ndjek shembullin e SHBA me ndihma materiale dhe ushtarake për Ukrainën

Bashkimi Europian po përgatit një fond solidariteti për Ukrainën. Zyrtarë që kanë njohuri për cështjen pohuan se fondi ka për qëllim të ndihmojë Ukrainën me mbështetjen e likuiditetit- sic e pohoi dhe presidenti Volodymir Zelensky, sipas të cilit vendit i duhen i duhen 7 miliardë dollarë në muaj për të rekuperuar humbjet ekonomike.

Ushtria ruse synon të shkatërrojë të gjitha objektet në Ukrainë që mund të shërbejnë si bazë ekonomike për jetesën. Kjo përfshin stacione treni e hekurudha, magazine ushqimore, depozita nafte, rafineri.

Vlerësimet për rindërtimin e infrastrukturës së vendit të dëmtuar nga lufta janë të gjera, por shumica shkojnë në disa qindra miliarda euro. Brukseli heziton të vendosë shifra për fondin, pasi mospajtimet vazhdojnë, megjithatë ka nisur të bëjë një vlerësim të nevojave financiare të Ukrainës së bashku me Bankën Botërore.

Fondi merr shtysë nga përvojat e kaluara të BE-së, siç është nisma e BE-së për Refugjatët në Turqi prej 6 miliardë eurosh, që synonte mbështetjen dhe akomodimin e refugjatëve dhe emigrantëve nga ana e Ankarasë, sipas marrëveshjes së migracionit BE-Turqi që synonte të parandalonte fluksin e emigracionit drejt bllokut europian.

Më herët, presidenti Joe Biden njoftoi një tjetër ndihmë të SHBA-së për Ukrainën prej 800 milionë dollarësh. Paketa e re ushtarake përfshin artileri të rëndë shumë të nevojshme, 144,000 fishekë municionesh dhe dronë për forcat ukrainase në betejën e përshkallëzuar për rajonin Donbas në Ukrainën lindore. Kjo i shtohet ndihmës në rreth 2.6 miliardë dollarë që presidenti Biden kishte miratuar më parë.

Përveç forcimit të rezistencës së Ukrainës në fushën e betejës, ne po demonstrojmë gjithashtu mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës. Javën e ardhshme, do të më duhet t’i dërgoj Kongresit një kërkesë buxhetore shtesë për të furnizuar pa ndërprerje armët dhe municionet.

Kongresi ka sinjalizuar se është i hapur ndaj kërkesave të mëtejshme dhe ka pritur që të kërkohej ndihmë e mëtejshme për ukrainasit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.