⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

“Forbes”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik i Evropës për t’u vizituar në shtator

– Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e medieve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të turizmit, jo vetëm për bukuritë e saj natyrore dhe potencialin në rritje si destinacion turistik, por edhe për çmimet konkurruese që ofron, shkruan Rebecca Ann Hughes në edicionin argjentinas të revistës prestigjioze “Forbes”.

Në një studim të agjencisë britanike të udhëtimeve “Thomas Cook”, Tirana është vlerësuar si qyteti më i përballueshëm në Evropë për t’u vizituar gjatë muajit shtator, duke kryesuar një renditje që përfshin disa nga destinacionet më të njohura të kontinentit.

Studimi krahasoi 13 destinacione me buxhete nën 100 euro për person.

Tiranë, Shqipëri

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, u rendit si qyteti evropian më i përballueshëm për t’u vizituar në shtator, me një shpenzim mesatar prej 68 dollarësh në ditë për person.

Buxheti përfshin akomodimin, ushqimet dhe pijet, transportin lokal dhe hyrjet në atraksionet kryesore.

Përmes të dhënave u analizuan kostot e ndryshme dhe identifikuan 13 qytete ku është e mundur të kalohet një ditë e plotë me 100 euro (116 dollarë amerikanë) ose më pak.

Llogaritja përfshin akomodimin në një hotel me tre yje.

Udhëtimet jashtë sezonit turistik kanë fituar terren mes turistëve që kërkojnë temperatura më të freskëta dhe destinacione më pak të mbipopulluara.

Rritja e kërkesës e ka bërë më të shtrenjtë udhëtimin, megjithatë në Evropë ende ekzistojnë alternativa ekonomike.

Pse Tirana kryeson renditjen?

Kryeqyteti shqiptar dallohet për arkitekturën e tij, kulturën e gjallë të kafeneve dhe aksesin në plazhe, parqe kombëtare dhe liqene.

Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Evropë.

Megjithatë, numri i vizitorëve është ende më i vogël se në Itali apo Spanjë.

Numri më i ulët i turistëve mundëson që atraksionet kryesore të vizitohen me më shumë qetësi dhe të ruhet një buxhet i moderuar.

Në fillim të shtatorit, Tirana ofron 116 struktura akomoduese me tre yje, me një çmim mesatar prej 37 dollarësh për person dhe për natë.

Edhe të ngrënit jashtë është më ekonomik.

Një darkë në një restorant të përballueshëm kushton mesatarisht 9,86 dollarë, ndërsa një kafe rreth 2,30 dollarë dhe një birrë lokale 1,74 dollarë.

Çmimi mesatar i hyrjes në atraksionet kryesore është vetëm 5,22 dollarë.

Mes vendeve që mund të vizitohen është Blloku, një lagje që dikur ishte e rezervuar ekskluzivisht për elitën e Partisë Komuniste dhe që sot dominohet nga kafene në ambiente të hapura, bare dhe butikë të pavarur.

• Pesë qytetet që kryesojnë renditjen e destinacioneve më të përballueshme në Evropë për muajin shtator janë:

Tiranë, Shqipëri

Bukuresht, Rumani

Antalia, Turqi

Varshavë, Poloni

Stamboll, Turqi. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.