Formacioni i mundshëm i Irlandës ndaj Kosovës, mungesa e madhe është Nathan Collins
Irlanda pritet të zbresë sonte në “Aviva Stadium” me skemën 3-4-2-1 ndaj Kosovës, ndërsa mungesa më e madhe për vendasit është kapiteni Nathan Collins, vendin e të cilit pritet ta zërë Jake O'Brien.
Irlanda po përgatitet për duelin me Kosovën sonte në “Aviva Stadium” të Dublinit, që nis në orën 20:45, ndërsa trajneri Heimir Hallgrimsson pritet të bëjë disa zgjedhje të rëndësishme në formacionin e parë, siç raporton Telegrafi.
Mungesa më e ndjeshme për vendasit pritet të jetë ajo e kapitenit Nathan Collins, një nga shtyllat e mbrojtjes. Në vend të tij, në treshen mbrojtëse pritet të luajë Jake O’Brien, mbrojtësi i Evertonit.
Sipas parashikimeve, Irlanda pritet të rreshtohet me skemën 3-4-2-1, me Caoimhin Kelleher në portë, ndërsa O’Brien, Dara O’Shea dhe Liam Scales pritet të formojnë linjën e mbrojtjes.
Në mesfushë pritet të aktivizohen Festy Ebosele Abankwah, Conor Coventry, Jayson Molumby dhe Ryan Manning, ndërsa pas sulmuesit kryesor Troy Parrott pritet të luajnë Adam Idah dhe Jack Moylan.
Formacioni i mundshëm i Irlandës (3-4-2-1): Kelleher; O’Shea, O’Brien, Scales; Abankwah, Coventry, Molumby, Manning; Moylan, Idah; Parrott.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.