Forumi i Biznesit Ballkanik, sipërmarrjet vlerësohen për arritjet e tyre
Në një atmosferë festive, sipërmarrjet pjesëmarrëse në panair, përveç shkëmbimit të ideve dhe krijimit të mundësive për zgjerimin e investimeve, u vlerësuan edhe me çmime për arritjet e tyre në tregun rajonal.
Gjatë darkës, organizatorët nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi (ATTSO) shprehën mirënjohjen për sipërmarrjet rajonale dhe përfaqësuesit e tyre, të cilët u nderuan me pllakatet përkatëse të vlerësimit.
Mbrëmja përmbyllëse shërbeu si një shembull kokret i përpjekjeve për të bërë bashkë një numër edhe më të madh përfaqësuesish të biznesit, me rezultate konkrete, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare.
Përfaqësuesit e biznesit dhe organizatorët theksuan gjithashtu rëndësinë për organizimin e forumeve të tjera në të ardhmen, jo vetëm në Tiranë, por edhe në kryeqytetet e tjera të rajonit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.