FOTO/ Athina zgjohet nga shpërthimet me bomba në dy lokale në qendër, urdhri u dha prej burgut nga kreu shqiptar i një orga
Dy sulme të fuqishme me lëndë plasëse ndodhën brenda një gjysmë ore në seri në qendër të Athinës në Greqi, duke shkaktuar terror dhe dëme të shumta.
Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, pasi ën momentin e ngjarjeve nuk kishte lëvizje dhe klientë.
Por duket se urdhri për dy sulmet, me rreth gjysmë ore diferencë, në kafenetë në qendër të Athinës, është dhënë nga brenda burgjeve famkeqe.
“Sipas informacioneve, policia që ka marrë përsipër hetimet për dy sulmet me granata , për të cilat duket se është përdorur një metodologji e ngjashme, është përqendruar te një bandit i ashpër shqiptar”, informon “Protothema”, por pa e identifikuar se kush është.

Sipas të njëjtave informacione, bëhet fjalë për një të burgosur i cili, ndër të tjera, është përfshirë në vrasje dhe trafik droge dhe i cili, pavarësisht faktit se ka qenë në burg prej vitesh, është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe aktiv në fushën e paligjshmërisë.
Hetimet për dy sulmet janë ndërmarrë nga Divizioni i Zhvatjes i FBI-së Greke.
Sulmi i parë ndodhi në orën 4:25 në kryqëzimin e rrugëve Acharnon dhe Didymou, në zonën e Omonias. Sipas burimeve policore, autori i krimit, pasi përdori një grilë nga një pusetë e EYDAP për të thyer dritaren e biznesit, më pas hodhi një objekt që shkaktoi një shpërthim, ndërsa oficerët e TEEM që ndodheshin në vendngjarje gjetën një levë lëshimi granate.
Sipas të njëjtave burime, në vendngjarje ndodhej edhe një punonjës 27-vjeçar i dyqanit me origjinë siriane, i cili për fat të mirë nuk është lënduar.

Në të njëjtën mënyrë, në orën 4:55, një sulm ndodhi në një kafene nargjileje me pronar sirian në kryqëzimin e Sheshit Amerikis dhe Rrugës Mithymnis në Agios Panteleimonas.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.