Foto/ Skandal në QSUT, infermieret i marrin gjak deles ?!
Një ngjarje e pazakontë është filmuar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Një punonjëse e QSUT ka fotografuar disa kolege të saj, të cilat janë duke bërë një veprim tepër të dyshimtë në pjesën e pasme të godinës së urgjencës. Ato i janë afruar një deleje që mbahet nga një burrë me litar dhe po i marrin gjak.
Është e njëjta procedurë që ndiqet në rastet kur infermierët i marrin gjak një pacienti për të bërë analiza, apo kur një person dhuron ose shet gjak.
Punonjësja e QSUTsë shprehet e shqetësuar pasi nuk arrin ta kuptojë se përse kryhet ky veprim në ambientet e këtij spitali, i cili nuk është një spital veterinar, ku kjo gjë do të ishte mëse e kuptueshme, por një spital për njerëzit.
Ajo shtron pyetjen se ndoshta po bëhet ndonjë kërkim shkencor për ndonjë kurë, por këtë gjë nuk arrin ta besojë as vet dhe për më tepër, nëse do të ishte kështu, gjaku i kafshës nuk do të merrej në mes të rrugës, në këtë mënyrë.